⛅
Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,683 ▼0.78%
DOW 51,466 ▼0.7%
NASDAQ 26,822 ▼0.91%
NAFTA 95.44 ▲3.28%
ARI 4,151 ▼3.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,340 ▼ -1.32% ETH $2,678 ▼ -0.48% XRP $1.4926 ▼ -1.47% SOL $118.7000 ▼ -2.52%
S&P 500 7,683 ▼0.78 % DOW 51,466 ▼0.7 % NASDAQ 26,822 ▼0.91 % NAFTA 95.44 ▲3.28 % ARI 4,151 ▼3.94 % S&P 500 7,683 ▼0.78 % DOW 51,466 ▼0.7 % NASDAQ 26,822 ▼0.91 % NAFTA 95.44 ▲3.28 % ARI 4,151 ▼3.94 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kosova

I ekstraduari për krim kibernetik Ardit Kutleshi, Ambasada amerikane: Shembull i bashkëpunimit me Kosovën

Shtetasi i Kosovës, Ardit Kutleshi, 28 vjeç, pritet të përballet me dënim me burgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka pranuar fajësinë lidhur me krijimin dhe operimin e platformës së paligjshme “Rydox”.

Sipas autoriteteve amerikane, “Rydox” funksiononte si një faqe interneti dhe treg online ku kriminelët kibernetikë mund të blinin, shisnin dhe shkëmbenin të dhëna personale të vjedhura.

Përmes kësaj platforme, përdoruesit kishin gjithashtu mundësi të siguronin pajisje dhe mjete që përdoreshin për kryerjen e krimeve kibernetike dhe mashtrimeve të ndryshme.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, e cila e ka cilësuar procesin si një tjetër shembull të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në luftën kundër krimit kibernetik transnacional.

Ambasada ka falënderuar Zyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, institucionet e Kosovës dhe të gjithë zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit.

“Një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm SHBA-Kosovë në luftën kundër krimit kibernetik transnacional. Faleminderit Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës, si dhe të gjithë të përfshirëve, për bashkëpunimin e tyre të shkëlqyer në sjelljen e këtij rasti para drejtësisë!”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Kutleshi tashmë ka pranuar fajësinë, ndërsa dënimi ndaj tij pritet të caktohet nga autoritetet gjyqësore amerikane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.