Kronika
I kërkon para për të mos i publikuar foto intime, arrestohet
Një 27-vjeçar nga Sukthi i Durrësit është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka kërcënuar një shtetase me anë të rrjetit social “Facebook”, duke i kërkuar një shumë parash për të mos i publikuar foto që do i dëmtonin imazhin.
Sipas policisë, personi i arrestuar është shtetasi Enkelejd Vrioni. Policia sqaron se ky shtetas kërcënuar me anë të rrjetit social Facebook shtetasen M.L. 23 vjeç, banuese në Durrës, për të paguar shumën prej 20.000 lekë, në të kundërt do të publikonte disa foto intime të saj, me qëllim dëmtimin e imazhit.
Në cilësinë e provës materiale, personit të arrestuar policia i ka sekuestruar personit të ndaluar një shumë parash prej 20.000 lekë dhe një aparat telefoni celular “iPhone 5”.