roze

Fotot e para nga xhirimet e “Creed”

Sylvester Stallone u ka ofruar fansave të tij foton e parë nga xhirimet e “Creed”, në të cilin ai do të interpretojë sërish boksierin Rocky Balboa.

1429008863creedKëtë herë Sly do të jetë trajner i Michael B. Jordan, i cili do të luajë nipin e mikut të Rocky, Apollo Creed.

Stafi i filmit nuk ka publikuar asnjë detaj rreth skenarit, por nga fotoja duket qartë se Balboa do të jetë mentori i djaloshit.

“Creed” është planifikuar të dalë në kinema 25 nëntorin e ardhshëm.

Ndërkohë, përmes rrjetit social Twitter, Stallone ka konfirmuar se po punon edhe për filmin e pestë të sagës “Rambo”, para se të nisë punën për dramën kushtuar familjes kriminale Kolombo. Edhe për këta dy filma nuk ka ende asnjë detaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button