⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,706 ▼ -0.15% ETH $2,230 ▼ -0.04% XRP $1.1584 ▼ -1.71% SOL $89.1500 ▼ -1.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

I rrëmbyen kreun Arsenal, por Guardiola nuk feston: 5 ndeshje janë shumë (VIDEO)

Makthi më i madh i tifozëve të Arsenal bëhet realitet, Man.City triumfon 1-0 përballë Burnley duke i rrëmbyer kreun e Premier League. Me 70 pikë, por falë golavarazhit më të mirë, tani ekipi i Pep Guardiola-s është zoti i fatit të tij, mjafton të fitojnë 5 ndeshjet e fundit, të ruajnë golavarazhin, për të fituar […]

Makthi më i madh i tifozëve të Arsenal bëhet realitet, Man.City triumfon 1-0 përballë Burnley duke i rrëmbyer kreun e Premier League. Me 70 pikë, por falë golavarazhit më të mirë, tani ekipi i Pep Guardiola-s është zoti i fatit të tij, mjafton të fitojnë 5 ndeshjet e fundit, të ruajnë golavarazhin, për të fituar titullin në Angli. Është e pa besueshme kjo që po ndodh në Angli, me Arsenal që udhëhoqi sezonin për pjesën më të madhe, por tani i duhet një mrekulli për t’u rikthyer edhe një herë në krye.

Ndaj ekipit të Brojas, mjaftoi një gol i Erling Haaland, me biondit norvegjez që u shkëput në minutën e 5-të dhe me një prekje të lehtë por me plot klas e dërgoi topin në rrjetë. Burnley luajti fort për çdo top, por nuk ishin të saktë në pasin final, ndërsa Man.City ushtroi një presion të lartë në zonë, thjesht ishin të pafat duke mos finalizuar rastet e krijuara, me Haaland që në fraksionin e dytë u ndal në shtyllën pingule. Historia nuk ndryshoi deri në fund, me Man.City që feston për këtë fitore përballë Burnley që i ngjit në krye të klasifikimit. Pas kësaj humbje, Burnley, ekipi i Brojës bie matematikisht një kategori më poshtë.

Pep Guardiola u shfaq i kënaqur pas këtij suksesi, por jo plotësisht pasi ekipi i tij hasi vështirësi në pasin final:

“Krijuam shumë raste për shënim, por ishte e qartë që nuk ishim mirë në finalizim. Gjithsesi, fitorja ishte e vetmja gjë e rëndësishme. Nuk është koha për të festuar pasi 5 ndeshje janë shumë, të shohim se çfarë do të ndodh deri në fund”

, u shpreh Pep Guardiola.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.