🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,858 ▲ +0.21% ETH $2,237 ▲ +0.61% XRP $1.1618 ▼ -1.98% SOL $89.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

I shënuan 5 gola Bayern, por në Paris nuk festojnë, Enrique shkund ekipin

PSG-Bayern Munich dhuruan një nga sfidat më spektakolare në historinë e Champions League, 9 gola të shënuar, me ekipin e Luis Enriques që triumfoi në aktin e parë me rezultatin 5-4, por me sa duket ky rezultat nuk është festuar gjatë në Paris, të vetëdijshëm se kualifikimi do të vendoset në Mynih më 6 maj. […]

PSG-Bayern Munich dhuruan një nga sfidat më spektakolare në historinë e Champions League, 9 gola të shënuar, me ekipin e Luis Enriques që triumfoi në aktin e parë me rezultatin 5-4, por me sa duket ky rezultat nuk është festuar gjatë në Paris, të vetëdijshëm se kualifikimi do të vendoset në Mynih më 6 maj. L’Equipe zbulon se në dhomat e zhveshjes të PSG, pas sfidës kundër Bayern, mbizotëronte një ndjenjë krenarie, por dhe befasie.

Djemtë e Luis Enriques ishin të befasuar nga intensiteti dhe cilësia e rivalëve të tyre, një ekip që nuk u dorëzua për asnjë moment edhe kur rezultati ishte 5-2. Surpriza e madhe në sytë e tyre ishin dyshja Olise-Diaz, protagonistë absolut në këtë mbrëmje. Prestigjiozja franceze zbulon se pas ndeshjes, të gjithë në radhët e PSG u bashkuan në një pikë:

“Të përballesh me Bayern në këtë mënyrë, me një futboll të hapur ofensivë ishte shumë e vështirë”,

por në të njëjtën kohë ky sukses i jep edhe më shumë besim për ndeshjen e kthimit.

L’Equipe shton se në këtë pikë në skenë zbriti Luis Enrique, me teknikun spanjoll që mbajti ambientin të karikuar dhe me këmbë në tokë, duke i kërkuar që të ruajnë të njëjtin profil edhe në Mynih, por duke korrigjuar disa gabime të dukshme në mbrojtje dhe duke qenë më efikas përpara porte, vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojnë një biletë për në finalen e madhe të Champions League.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.