I vranë vëllanë para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë,
Një vit më parë, më 18 tetor 2025, 23-vjeçari shqiptar Hekuran Cumani u vra me thikë në zonën universitare të Perugias, në Itali, pas një përleshjeje mes grupeve të të rinjve.
Ditën e djeshme, Gjykata e Perugias pranoi kërkesën që autori i dyshuar i vrasjes, Yassin Amri të gjykohet me procedurë të shkurtuar. Kjo procedurë mund të sjellë ulje me një të tretën të dënimit në rast shpalljeje fajtor.
Pas vendimit të gjykatës, vëllai i Hekuranit, i cili ishte i pranishëm natën fatale të vrasjes së të vëllait, ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen dhe indinjatën për vendimin.
“Dje, më 15 tetor, sallat e gjykatave tradhtuan gjakun tënd, duke zgjedhur të mbrojnë atë që të të mori jetën. Por, për sa kohë që ne marrim frymë, nuk do të ketë ligj, ulje dënimi apo gjykatës që mund t’i shpëtojë. Ne do të jemi drejtësia jote, zëri yt, gjyqi i tyre i përjetshëm“, shkruan Samueli
Samuele ndodhej me të vëllanë natën e ngjarjes dhe mbeti vetë i plagosur gjatë përleshjes. Reagimi i tij vjen në një moment të vështirë për familjen, e cila vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e Hekuranit.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.