☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,246 ▲0.13%
NASDAQ 26,389 ▼1.21%
NAFTA 96.13 ▼0.38%
ARI 4,195 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,413 ▼ -1.23% ETH $2,434 ▼ -0.28% XRP $1.3099 ▼ -2.09% SOL $103.9900 ▼ -1.8%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,246 ▲0.13 % NASDAQ 26,389 ▼1.21 % NAFTA 96.13 ▼0.38 % ARI 4,195 ▲0.59 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,246 ▲0.13 % NASDAQ 26,389 ▼1.21 % NAFTA 96.13 ▼0.38 % ARI 4,195 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Protestat e nxënësve shoqërohen me plagosje të rënda dhe mijëra arrestime

– Protestat e nxënësve në Francë, të shoqëruara me përplasje të dhunshme me policinë dhe plagosjen e rëndë të disa adoleshentëve, kanë nxitur debat mbi mënyrën se si autoritetet po menaxhojnë demonstratat dhe përdorimin e mjeteve të forcës nga policia, për shpërndarjen e turmave, sipas AP.

Sipas të dhënave të autoriteteve franceze, 6 877 persona po mbahen në rajone nga policia, në lidhje me protestat e shkollave të mesme, nga të cilët 86% janë të mitur.

Shifrat, të raportuara nga Ministria franceze e Drejtësisë, i referohen periudhës nga 28 shtatori deri më 8 tetor 2026.

Protestat, që nisën në mesin e shtatorit, janë përhapur në shkollat në mbarë vendin.

Nxënësit kundërshtojnë financimin e pamjaftueshëm të arsimit, mungesën e mësuesve, mbipopullimin e klasave dhe gjendjen e amortizuar të godinave shkollore.

Një nga rastet më të rënda u regjistrua më 5 tetor në qytetin Lens, në veri të Francës, ku një 15-vjeçar humbi dorën pas shpërthimit të një granate, të përdorur nga policia për shpërndarjen e protestuesve.

Sipas raportimeve, adoleshenti kishte marrë granatën, e cila shpërtheu në dorën e tij.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, pezulloi përkohësisht përdorimin e kësaj lloj granate, në pritje të hetimeve për ngjarjen.

Një tjetër rast i rëndë lidhet me 14-vjeçarin Eden, i cili pësoi fraktura të nofullës dhe dëmtime të shumta të dhëmbëve, pasi u godit në fytyrë nga një granatë gazi lotsjellës, e hedhur nga një oficer policie në afërsi të Parisit.

Sipas agjencisë “Reuters”, familja e tij ka paraqitur kallëzim për tentativë vrasjeje, ndërsa rrethanat e incidentit po hetohen.

Raportimet për plagosjen e të miturve, kanë shtuar kritikat ndaj përdorimit nga policia franceze të plumbave prej gome, granatave shpërthyese dhe pajisjeve të tjera për shpërndarjen e turmave.

Organizata për të drejtat e njeriut dhe juristë kanë shprehur shqetësim për rrezikun, që këto mjete paraqesin për demonstruesit, veçanërisht për të miturit.

Sipas “Reuters”, autoritetet franceze kanë raportuar rreth 200 nxënës të plagosur që nga fillimi i protestave, ndërsa rreth 700 efektivë policie kanë pësuar gjithashtu plagë.

Në disa raste janë hapur hetime nga Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Francës, për të përcaktuar rrethanat e përdorimit të forcës.

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu ka deklaruar se policia nuk ka marrë udhëzime për t’u përballur drejtpërdrejt me nxënësit, duke theksuar se detyra e saj është të mbrojë njerëzit dhe pronën, si dhe të garantojë aksesin në institucionet arsimore.

Ai ka nënvizuar gjithashtu se çdo rast plagosjeje të rëndë duhet të hetohet në mënyrë transparente.

Nga ana tjetër, sindikatat dhe organizatat e nxënësve e konsiderojnë reagimin e autoriteteve të pamjaftueshëm dhe kërkojnë përmirësimin e kushteve në shkolla dhe rishikimin e mënyrës së ndërhyrjes së policisë gjatë protestave.

Përplasjet kanë hapur një debat më të gjerë në Francë mbi financimin e arsimit publik, të drejtën për të protestuar dhe kufijtë e përdorimit të forcës nga policia. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.