I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…
Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E Diela Shqiptare”, Etleva dhe Shkëlqimi, burrë e grua, vijnë përballë njëri-tjetrit për shkak se pronësia e banesës së tyre qëndron në pikëpyetje.
Shkëlqimi sqaron se pësoi një disfatë të madhe, ku para disa vitesh iu dogj biznesi dhe paratë e një kredie, të cilat i kishte lënë te sirtari i tavolinës. Për të dalë nga kjo krizë ai mori një kredi tjetër me shumë më të madhe dhe filloi që të ngrinte biznesin nga e para, por nuk ishte aq e lehtë sa e kishte menduar.
Ai krijoi ortakëri me një mikun e tij, për të cilin shprehet se i besonte marrëzisht. Kur puna filloi që të binte, presioni për shlyerjen e kredisë ishte më i madh. Prandaj ai i besoi mikut të tij, për ta shlyer, duke bërë një pakt me njëri-tjetrin.
Shkëlqimi dhe Etleva shprehen se nuk ishin në dijeni, që në prokurën të cilën e kishin firmosur, (por pa e lexuar) do i jepte pronësinë e shtëpisë së tyre, Naim Topit. Etleva shprehet se i është mbyllur dera e shtëpisë së saj.
Shkëlqimi: Unë mora edhe një kredi tjetër plus.
Eni Çobani: Pra kredia e parë u dogj, që e kishe te sirtari i tavolinës.
Shkëlqimi: Po u dogj e para. Nuk ishte një kredi shumë e madhe, por para se të digjej, unë kisha edhe shumë pak për të likuiduar. Në këtë moment mu desh patjetër, që të merresha një kredi tjetër, me një shumë pak më të madhe, për të dalë nga ky momenti i vështirë, që isha. Megjithatë nuk shkoi me hapin, ku duhet të ishte.
Etleva: Unë sot nuk jam këtu për këto. Jam këtu, sepse mua më është mbyllur dera që unë futesha prej 35 vitesh, futesha dhe dilja në banesën time. Më ke lënë përjashta. Kjo për shkak të Shkëlqimit, i cili më merr për të firmosur një prokurë, për të cilën unë nuk e dija fare se çfarë shkruhej.
Shkëlqimi: E sqaroj unë meselenë e prokurës! Në momentin që unë po ngrija biznesin nga e para, në atë moment mua afrua një shok dhe një mik shumë i mirë, të cilit faktikisht unë i besova marrëzisht. Kur them marrëzisht, do të thotë që i besova më shumë se vëllezërve të mi. Që është Naim Topi.
Ardit Gjebrea: Si i besove?
Shkëlqimi: I ofrova një partneritet.
Etleva: Si mund t’i besosh një njeriu pronën, si mund t’i besosh një njeriu djersën, jetën, se shtëpia është jeta?!
Shkëlqimi: Me Naimin punova deri në vitin 2019, sepse më pas u tërhoq dhe nuk donte që të punonte më. Pas 2019 po avanconte kredia, sepse puna po binte. Ndërkohë unë Naimit i kisha akorduar një rrogë edhe pse nuk ishte më, për arsye, sepse i kishte disa para në biznes. Në momentin që u dobësua biznesi, banka filloi me presionet e veta për pjesën e kredisë.
Eni Çobani: Si ndodhi firmosja e prokurës, që i ka dhënë pronësinë e shtëpisë Naim Topit?




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.