☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,034 ▼ -0.08% ETH $2,246 ▲ +0.44% XRP $1.1696 ▼ -2.29% SOL $89.9800 ▼ -0.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Ibrahimaj: Nga 1 korriku nis programi “Dyfisho Ndërmarrjen tënde”

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë dhe ministrat janë duke prezantuar vendimet që u morën sot në 3 qershor.

I pari foli ministri i Financave Petrit Malaj. Ministri deklaroi se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të financojë kompanitë në vështirësi.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë, patëm një prezantim nga Banka Shqiptare e Zhvillimit. Ky institucion financuar do ketë një potencial për të financuar kompanitë. Koncepti i bankës është që të financojë ato sektorë që janë të nënfinancuar, si dhe të financojë dhe projekte strategjike të qeverisë shqiptare. Prioritet janë sektori i bujqësisë, agro-përpunimi, projekte strategjike për vendin, janë SME-të, banesat sociale, si dhe projekte që kanë të bëjnë me eficencën e energjisë. Do jetë një institucion, që do financojë sektorët që nuk kanë askses në financë ose që janë të nënfinancuar”, u shpreh ministri Malaj.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se më 1 korrik nis program “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.

“Bizneset do financohen me normë interesi nga 2 deri në 3 përqind. Bizneset të informohen mbi potencialet që kanë programet, që të rrisim produktivitetin, që të rrisim eksportet dhe me qëllim aksesi në tregun europian. Qeveria do të vijojë të mbështesë bizneset.

Ne rishikuam Strategjinë Kombëtare të Punësimit, që të zgjerojmë aktivitetin e garancisë rinore, që iu dedikohet të rinjve dhe të rejave, që duan të punësohen. Nëse nuk kanë një aftësi, kanë mundësi që të aftësohen.

Programi Hospitality Albania është program, që parashikon menaxhimin e Strukturës Qeveritareve në Vlorë dhe në Velipojë. Qëllimi i programit është që asetet shtetërore të rikualifikohen dhe të shfrytëzohen me qëllim fitimi, në bashkëpunim me privatin. Prona shtetërore në asnjë rast nuk i transferohet privatit”, tha Ibrahimaj.

Foli edhe për çmimin e naftës dhe kritikat ndaj Bordit të Transparencës.

“Bordi i Transparencës nuk ka shërbyer vetëm tani, por edhe gjatë 2022, kur çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm. Është një mekanizëm, që ne si politikë nuk e përdorim, sepse kemi zgjedhur të jemi një ekonomi e hapur, por në disa situata, kemi zgjedhur të mbrojmë interesin publik. Kur publikohen çmimet, ka një formulë, e cila lejon kompanitë që të kenë një fitim, qoftë dhe të vogël dhe që qytetarët të mos rëndohen shumë. Ne shpresojmë që kriza në Lindjen e Mesme të mbarojë sa më parë”, tha ministrja.

Lajm në përditësim

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.