Ibrahimoviq: Çështjet bilaterale me Kroacinë të ndahen nga rruga evropiane e Malit të Zi
Ministri i Jashtëm Ervin Ibrahimoviq deklaroi se çështjet bilaterale mes Malit të Zi dhe Kroacisë duhet të ndahen nga procesi i anëtarësimit në BE, duke mohuar të ketë marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Zagrebi për pretendime prej rreth 3 miliardë eurosh.
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, deklaroi se çështjet bilaterale mes Podgoricës dhe Zagrebit duhet të ndahen nga procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, sipas agjencisë MINA, të cituar nga portali CdM.
Në një konferencë për shtyp, Ibrahimoviqi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi pretendimet për kërkesa kroate ndaj Malit të Zi me vlerë afro tre miliardë euro. Ai theksoi se një kërkesë e tillë zyrtare nuk i ka mbërritur kurrë — dhe nuk figuronte as mes çështjeve të hapura kur mori detyrën e ministrit të Jashtëm.
«Kur mora detyrën e ministrit të Jashtëm, në tryezë më prisnin rreth dhjetë çështje të hapura. Atëherë kjo çështje nuk ishte në tryezë dhe tani nuk e kam marrë në tryezë», tha Ibrahimoviqi, sipas agjencisë MINA, të cituar nga CdM.
Kryediplomati malazez nënvizoi se çështjet bilaterale zgjidhen përmes kontakteve dhe dialogut dypalësh, ndërsa procesi negociues me Bashkimin Evropian duhet të ecë përpara me përmbushjen e reformave të kërkuara.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.