🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.45 ▲0.92%
ARI 3,585 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,557 ▲ +3% ETH $1,696 ▲ +3.03% XRP $0.9506 ▲ +4.27% SOL $70.5600 ▲ +4.18%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.45 ▲0.92 % ARI 3,585 ▲0.57 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.45 ▲0.92 % ARI 3,585 ▲0.57 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Kostadinovskit i mbaron mandati, më 2 dhjetor Gjykata Kushtetuese zgjedh kryetar të ri

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë kryetar të ri më 2 dhjetor, pasi kryetarit aktual Darko Kostadinovski i mbaron mandati dyvjeçar; atij i mbaron edhe mandati si gjykatës më 11 janar, së bashku me Osman Kadriun.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të zgjedhë kryetar të ri më 2 dhjetor, pasi kryetarit aktual Darko Kostadinovski i mbaron mandati dyvjeçar në krye të gjykatës. Siç njofton Alsat, zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet më 2 dhjetor.

Kostadinovskit, përveç mandatit si kryetar, i mbaron më 11 janar edhe mandati si gjykatës kushtetues. Në të njëjtën datë mandati i mbaron edhe gjykatësit Osman Kadriu, kështu që Gjykata Kushtetuese do të mbetet me dy vende të lira.

Në vend të tyre, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, duhet të propozojë dy emra të rinj për gjykatës kushtetues.

Ndryshimet në përbërjen e gjykatës nuk ndalen me kaq: në mars do t’i mbarojë mandati i gjykatësit edhe Naser Ajdarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.