Europa
Identifikohet kamikazi që ua mori jetën mbi 100 personave në Bataclan
Më shumë detaje vijojnë të zbardhen për ngjarjen tragjike që përfshiu kryeqytetin e Francës mbrëmjen e djeshme, pas vdekjes së 128 personave si pasojë e 7 sulmeve terroriste të njëpasnjëshme.
Autoritetet franceze thonë se “tashmë e dimë se një nga autorët pranë stadiumit ‘Stade de France’ ishte afro 15 vjeç ndërsa një tjetër ishte 25-vjeçar me kombësi siriane që ka ardhur në Francë nëpërmjet Greqisë muajin e kaluar”.
Zyrtarët francezë tani besojnë se kamikazi që hodhi veten në erë në sallën e ceremonive në Bataclan ishte një francez i ri i njohur nga autoritetet.
Ai dihet të ketë pasur lidhje me ekstremistët islamikë.