☁️
Tiranë 14°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,007 ▼2.69%
DOW 49,176 ▼1.68%
NASDAQ 22,807 ▼3.91%
NAFTA 83.35 ▲1.58%
ARI 3,493 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,024 ▼ -3.1% ETH $1,634 ▼ -2.6% XRP $0.8958 ▼ -2% SOL $66.9300 ▼ -2.89%
S&P 500 7,007 ▼2.69 % DOW 49,176 ▼1.68 % NASDAQ 22,807 ▼3.91 % NAFTA 83.35 ▲1.58 % ARI 3,493 ▼2.74 % S&P 500 7,007 ▼2.69 % DOW 49,176 ▼1.68 % NASDAQ 22,807 ▼3.91 % NAFTA 83.35 ▲1.58 % ARI 3,493 ▼2.74 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

Presidentja themelon Këshillin për Fuqizimin e Grave dhe Barazinë Gjinore

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky këshill do të shërbejë si platformë shtetërore për avancimin e të drejtave, sigurisë, pjesëmarrjes dhe pavarësisë ekonomike të grave dhe vajzave në Kosovë.

Themelimi i këshillit vjen në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se fuqizimi i grave nuk lidhet vetëm me përfaqësimin dhe barazinë formale, por edhe me drejtësinë, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Prioritetet kryesore të këtij këshilli do të jenë fuqizimi ekonomik dhe financiar i grave, si dhe adresimi i dhunës ndaj tyre. Në këtë drejtim, presidentja ka bërë thirrje për zero tolerancë ndaj dhunës, diskriminimit dhe mohimit të mundësive të barabarta.

Këshilli do të përfshijë përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, profesioniste të pavarura, komunitete dhe partnerë ndërkombëtarë, me qëllim identifikimin e mangësive dhe hartimin e rekomandimeve konkrete.

Në fund, presidentja ka ftuar institucionet dhe shoqërinë civile që të bëhen pjesë e kësaj nisme, duke theksuar se fuqizimi i grave është përgjegjësi e përbashkët e gjithë shoqërisë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.