☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.90 ▲0.42%
ARI 4,079 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,130 ▼ -5.28% ETH $2,243 ▼ -7.36% XRP $1.1971 ▼ -9.25% SOL $90.3800 ▼ -6.36%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.90 ▲0.42 % ARI 4,079 ▼0.83 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.90 ▲0.42 % ARI 4,079 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

IDU: Korrupsioni dhe kapja e shtetit pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (IDU) miratoi rezolutën e tij të tetë për Shqipërinë, ku shpreh shqetësim për zhvillimet demokratike, për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe për ecurinë e procesit të integrimit europian. Rezoluta nxjerr në pah se korrupsioni sistemik, mungesa e llogaridhënies në nivelet e larta dhe kapja e shtetit po ngadalësojnë pritshmëritë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Rezoluta përmend vlerësimet e V‑Dem Institute, gjetjet e OSCE/ODIHR dhe rënien në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (Transparency International 2025: 39/100), duke nxjerrë në pah probleme të thella në qeverisje dhe drejtësi, sipas TV Klan.

Dokumenti paralajmëron gjithashtu për rreziqe në fushën e sigurisë: ekspozim ndaj ndikimeve të huaja, veçanërisht nga Rusia dhe Kina, kërcënime hibride dhe sulme kibernetike, si dhe shqetësime për infiltrimin e elementeve kriminale në infrastrukturën digjitale shtetërore. IDU i kërkon autoriteteve masa të menjëhershme për transparencë dhe hetime të pavarura.

Përsa i përket procesit zgjedhor, rezoluta konstatoi se zgjedhjet nuk përmbushën standardet ndërkombëtare, duke evidentuar keqpërdorim të burimeve shtetërore, presion ndaj votuesve dhe përfshirjen e elementëve kriminalë. IDU kërkon një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke përmendur edhe modelin e qeverisë kujdestare si një mjet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në fushën e drejtësisë rezoluta thekson probleme serioze: vonesa të gjata në shqyrtimin e çështjeve, akuza për drejtësi selektive dhe ndjekje penale me motive politike ndaj figurave të opozitës. IDU evidenton edhe mungesën e ndjekjes efektive të korrupsionit në nivele të larta dhe abuzimet në prokurimet publike, duke kërkuar rindërtimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës institucionale.

Organizata thekson se progresi drejt Bashkimit Europian mbetet i kushtëzuar nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe respektimi i pluralizmit politik. Rezoluta i bën thirrje autoriteteve shqiptare të heqin pengesat ndaj integrimit dhe të përmbushin kriteret mbi bazën e meritës, raporton TV Klan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.