Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!
Producenti Ardit Gjeberea ka dalë pas rreth dy orësh nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Për gazetarët, ai ka thënë se ishte thirrur për një çështje që është sekret hetimor dhe nuk mund të fliste më shumë. Megjithatë, tregoi se ishte thirrur si person në dijeni. Ai nuk i kurseu as batutat, teksa tha se prokurorët ishin miqësorë dhe ai i ftoi në emisionin e tij, për t’u kthyer “nderin”.
“Jam thirrur për një çështje që është sekret hetimor. Isha si person në dijeni. Ishin miqësore dhe unë i ftova në programin tim. Edhe ata janë njerëz, kështu që më ftuan i ftova.”- tha ai.
Sipas informacioneve të publikuara, thirrja e tij lidhet me hetimet për çështjen e Veliajt. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me dëshminë që pritet të japë producenti, apo rrethanat konkrete për të cilat është kërkuar paraqitja e tij.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.