☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Ikja e paqtë e profesor Ali Xhikut

Nga LUAN RAMA

Ali Xhiku iku qetësisht, ashtu siç jetoi: pa zhurmë, me dinjitet, me shumë krenari dhe me një fisnikëri të rrallë, duke lënë pas një jetë të tërë të përkushtuar dijes, letërsisë dhe njeriut.

Në një kohë kur fjala shpesh rrezikon të humbasë peshën e saj, Profesor Ali Xhiku mbeti një zë i qëndrueshëm i mendimit të argumentuar, i kërkimit shkencor dhe i etikës akademike.

Ai nuk e konceptoi kurrë dijen si privilegj, por si mision.

Për dekada me radhë, ai kontribuoi në formimin e brezave të studentëve, duke u përcjellë jo vetëm njohuri mbi historinë e letërsisë shqipe, por edhe një metodë të të menduarit kritik, të mbështetur në ndershmëri intelektuale dhe përgjegjësi kulturore.

Ndaj ai qe e mbeti gjithmonë ndër pedagogët më të dashur dhe më të nderuar për studentët e fakultetit të filologjisë.

Kontributi i tij më i spikatur lidhet me rishikimin dhe thellimin e historiografisë së letërsisë shqipe, të cilën e trajtoi si një proces kompleks kulturor dhe estetik, duke e vendosur në një perspektivë më të gjerë interpretative e krahasimtare.

Përmes veprës së tij studimore, ai pasuroi ndjeshëm metodologjinë e studimeve letrare në Shqipëri dhe ofroi qasje të reja në leximin e traditës letrare shqiptare.

Veprat e tij mbeten referenca të rëndësishme në fushën e historiografisë se letërsisë shqipe, dëshmi e një pune të palodhur, kulture të gjerë dhe përkushtimi të vazhdueshëm ndaj së vërtetës shkencore.

Përtej botimeve akademike, trashëgimia e tij jeton në formimin e studentëve, në mendimin kritik që ai kultivoi dhe në respektin që fitoi në rrethet shkencore dhe intelektuale.

Profesor Ali Xhiku i përkiste atij brezi intelektualësh për të cilët autoriteti buronte nga dija dhe integriteti moral, jo nga protagonizmi.

I qetë në arsyetim, i qëndrueshëm në bindje dhe i përkushtuar ndaj kulturës dhe arsimit, ai la pas një model të rrallë të studiuesit dhe pedagogut.

Ndarja nga jeta e Profesor Ali Xhikut përbën një humbje të madhe për familjen, miqtë, kolegët, për botën akademike dhe studimet letrare, ndërsa vepra dhe trashëgimia e tij do të mbeten pjesë e çmuar e kujtesës kulturore kombëtare, sepse ajo është vepra e një studiuesi që i kushtoi jetën kulturës dhe dijes shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.