☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲0%
ARI 4,181 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,121 ▲ +0.08% ETH $2,364 ▼ -0.46% XRP $1.2705 ▼ -0.94% SOL $101.7700 ▼ -0.3%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Arte

Ikonat shqiptare, 45 vepra nga Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë ekspozohen në Musée des Beaux-Arts de Chambéry në Francë

Veprat ikonografike shqiptare ekspozohen këtë qershor në Chambéry, Francë. Ikonat e përzgjedhura për këtë ekspozitë tregojnë zhvillimin e artit ikonografik në vendin tonë, vlerat figurative dhe influencat artistike, ndër shekuj, si dhe i prezanton publikut francez, piktorët më në zë të ikonografisë në vendin tonë. “Ikonat e Shqipërisë- Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, është një projekt i rëndësishëm i bashkëpunimit kulturor Korçë-Chambéry, midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Musée des Beaux-Arts de Chambéry, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku ikonografia shqiptare prezantohet në një ekspozitë të dedikuar me një përzgjedhje veprash nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar i Korçës.

Ekspozita do të hapet më datë 13 qershor, ndërsa Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporti shprehet se janë përgatitjet e fundit për këtë ekspozitë. “Përgatitjet e fundit për ekspozitën “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, e cila do të çelet më 13 qershor në Musée des Beaux-Arts de Chambéry. Për herë të parë në Francë, 45 ikona të përzgjedhura nga fondi i jashtëzakonshëm i muzeut do të prezantojnë para publikut francez pasurinë artistike, historike dhe shpirtërore të ikonografisë shqiptare, duke forcuar urat e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe duke promovuar vlerat e trashëgimisë sonë në skenën europiane”, shprehet ministri Gonxhja në reagimin e tij në rrjete sociale. Ekspozita në Francë do të qëndrojë e hapur deri më 13 nëntor.

Ikona dhe objekte të tjera muzeale në MKAM

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Vjet në muajin prill, 45-vjetori i Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, në Korçë, u kremtua me një aktivitet të përgatitur enkas me këtë rast, ku u ngritën lart vlerat e këtij institucioni me rëndësi, por edhe u nderuan të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në formësimin e tij. Ikona apo dhe objekte të tjera muzeale i nënshtrohen restaurimit dhe konsolidimit përpara se të ekspozohen. Restaurimi i tyre është një proces, që kryhet te Laboratori i Restaurimit dhe Konsolidimit, që është një pjesë përbërëse, shumë e rëndësishme e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë. Sipas një programi të hartuar çdo fillim viti, në Laboratorin e Restaurimit dhe Konsolidimit të këtij muzeu restaurohen çdo vit ikona nga autorë të mirënjohur, të cilët ia shtojnë vlerat artistike dhe historike këtij koleksioni muzeal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.