🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,405 ▼ -0.52% ETH $2,282 ▼ -0.11% XRP $1.2848 ▲ +2.7% SOL $93.0600 ▼ -1.18%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disi

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ‘pushtohet’ nga ankesat qytetare për magjistratët.

25 ankesa në një muaj janë shtuar në totalin e letrave të konfirmuara pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Nga 9 mijë e 469 në fund të korrikut, numri ka shkuar në 9 mijë e 494 në të dhënat më të fundit të publikuara nga ILD.

Ndërkohë, 7 mijë e 118 ankesa janë trajtuar, ndërsa 2 mijë e 376 vijojnë të jenë në proces trajtimi. Në fazën e verifikimit pas shqyrtimit fillestar ndodhen edhe 206 ankesa.

Pas këtyre shifrave janë edhe raste konkrete të hetimeve disiplinore. Një prej tyre është ai i gjyqtares Suela Dashi, në Gjirokastër, ndaj së cilës ILD ka kërkuar masë disiplinore.

Sipas hetimit, Dashi ka pasur mungesa të pajustifikuara në detyrë, nuk ka kërkuar heqjen dorë nga një çështje kur kjo ishte e detyrueshme dhe ka zbatuar gabim legjislacionin, shkelje të konstatuara edhe nga gjykata më të larta.

Për këto shkelje, ILD i ka propozuar KLGJ-së uljen e pagës deri në 40% për një periudhë jo më të gjatë se një vit.

Shifrat tregojnë se puna e Inspektoratit nuk kufizohet vetëm te shqyrtimi i ankesave.

151 magjistratë janë hetuar nga ILD, ndërsa janë paraqitur 58 kërkesa për procedim disiplinor, duke kontrolluar përgjegjshmërinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.