Kronika

Ilir Dashi emërohet drejtor i Hekurudhës Shqiptare

Ilir Dashi emërohet drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare pas shkarkimit nga ky post të Genc Alizotit.
Burime zyrtare të ministrisë së Transportit bënë të ditur për ATSH-në se ministri Sokol Dervishaj ka firmosur emërimin e Dashit në këtë post.

Ilir Dashi ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Ekonomisë (Ekonomi Politike) (1976-1980), ndërsa në currikulën e tij numërohen disa kurse pasuniversitare për menaxhim, marketing, drejtim-organizim.

Dashi më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Qendrës Spitalore Univesitare të Tiranës si dhe ka drejtuar degën e LSI-së Tiranë.

Po ashtu ka shërbyer në organet e pushtetit qendror si dhe ka ushtruar detyrën e pedagogut në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button