☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,702 ▼0.55%
DOW 52,203 ▼0.52%
NASDAQ 26,136 ▼1.56%
NAFTA 102.26 ▼0.51%
ARI 4,021 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,883 ▼ -0.07% ETH $2,333 ▼ -0.79% XRP $1.2889 ▼ -2.79% SOL $100.7700 ▼ -1.2%
S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 % S&P 500 7,702 ▼0.55 % DOW 52,203 ▼0.52 % NASDAQ 26,136 ▼1.56 % NAFTA 102.26 ▼0.51 % ARI 4,021 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Ilir Kalemaj në “3D” : Nisma e Spiropalit në PS-së nuk ka vijimësi dhe ka ardhur me vonesë

Ilir Kalemaj, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit, ka komentuar propozimet e bëra nga ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, lidhur me dokumentin e paraqitur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, të titulluar “Mocion për hapjen e dialogut kombëtar mbi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”.

Kalemaj u shpreh kritik ndaj nismës, duke theksuar se ajo është e vonuar dhe e pamjaftueshme:

“Kjo që po bën znj. Spiropali është shumë pak dhe shumë vonë, sepse prej vitit 2013 në PS ka një shkretirë të mendimit politik. Nuk kemi dëgjuar një tezë, mocion, debat brenda PS që të reflektojë disa nga shqetësimet e qytetarëve.”

Ai kujtoi se pak kohë më parë kryeministri Edi Rama kishte përdorur termin “marrëveshje” dhe kishte ftuar të tjerët të sillnin propozime konkrete.

Sipas Ilir Kalemajt, edhe pse Elisa Spiropali ishte paralajmëruar disa herë për qëndrimet që mbante brenda Partisë Socialiste, ajo duket sikur shfrytëzoi momentin dhe përdori termin “marrëveshje” për herë të tretë.

Për Kalemajn, ky përdorim ka dy kuptime të veçanta, nga njëra anë është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj fjalës së përdorur më parë nga kryeministri Rama, ndërsa nga ana tjetër është një huazim nga tradita politike e Franklin D. Roosevelt.

“Së pari, ajo po i përgjigjet z. Rama. Së dyti, e ka marrë nga Franklin D. Roosevelt, nga koncepti i ‘New Deal’-it, që nisi me 100 ditët e para, me konferencat për shtyp, pra të gjitha këto vijnë nga koha e Roosevelt, që ishte një gjeni politik.”

Megjithatë, Kalemaj theksoi se nisma e Spiropalit është e vonuar dhe e pamjaftueshme, duke theksuar mungesën e vijimësisë në artikulimin e ideve politike brenda PS:

“Unë them që është shumë pak dhe shumë vonë, sepse Elisa Spiropali ka pasur mundësi ta artikulonte në vijimësi.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.