“Imazhe tronditëse”, ministri Hoxha reagon për shqiptarin e ndaluar në Izrael
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka reaguar sot në 21 maj, në lidhje me ndalimin nga Izraeli të anëtarëve të flotiljes, që mbështet Gazën.
Hoxha deklaron se imazhet e publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir, që tregojnë një trajtim poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe aspak të pranueshme.
Më tej, shton se të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe humanitar.
Ministri po ashtu thekson se ka udhëzuar ambasadën shqiptare në Izrael që të jetë në kontakt me autoritetet izraelite, që qytetarit shqiptar të ndaluar t’i sigurohet ndihma e duhur konsullore.
Ministri Ferit Hoxha reagim në X:
Imazhet e publikuara nga Ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme.
Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.
Kam udhëzuar #Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarit tonë t’i ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.