Bota
Imazhet satelitore konfirmojnë shkatërrimin e Tempullit të Belit në Palmira
Imazhet satelitore kanë konfirmuar se tempulli më i rëndësishëm në qytetin antik Palmira të Sirisë është shkatërruar plotësisht, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Më herët gjatë së hënës, banorë të Palmirës thanë për “Associated Press” se anëtarë të grupit terrorist të ISIS kanë hedhur në erë Tempullin e Belit.
“Është shkatërruar gjithçka. Tullat dhe kolonat janë të gjitha në tokë. Ishte një shpërthim shumë i fortë, edhe një shurdh do e dëgjonte”, tha një banor i Palmirës.
Ky lajm vjen një javë pasi ISIS-i shpërtheu një tjetër tempull në qytetin antik. Militantët e ISIS-it kanë marrë nën kontroll Palmirën në muajin maj.