☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 102.13 ▲2.5%
ARI 4,500 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,831 ▲ +0.29% ETH $2,018 ▲ +0.61% XRP $1.3440 ▲ +0.54% SOL $82.9200 ▲ +0.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.13 ▲2.5 % ARI 4,500 ▼0.54 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 102.13 ▲2.5 % ARI 4,500 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Import-eksportet me Gjermaninë rreth 42 miliardë lekë

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 7 muajt e parë të këtij viti llogariten në 6.6 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në 7-mujorin e këtij viti shkëmbimet tregtare arritën gati 42 miliardë lekë.

Eksportet drejt Gjermanisë shënuan rritje përkundrejt të njëjtës periudhë të 2020-ës. Në vlerë ato arritën në 11.2 miliardë lekë, nga 9.4 miliardë lekë që llogariteshin në 2020-ën.
Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë”, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale”.

Referuar të dhënave, edhe importet drejt Gjermanisë shënuan rritje kundrejt të njëjtës periudhë të 2020-ës duke arritur në 30.7 miliardë lekë, nga 25 miliardë lekë që ishin në 2020-ën.

Qeveria Federale ka investuar në Shqipëri që prej vitit 1988 më shumë se një miliard euro në formë grantesh dhe kredish, gjë që e shndërron Gjermaninë një ndër donatorët  bilateralë më të mëdhenj në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.