☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▼9.53%
ARI 4,410 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,867 ▲ +4.95% ETH $2,157 ▲ +6.15% XRP $1.4362 ▲ +4.46% SOL $91.5900 ▲ +7.19%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▼9.53 % ARI 4,410 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Importi i energjisë, KESH do të përdorë 22.4 mln euro

Importet e energjisë në gusht do të mbulohen nga Korporata Elektroenergjitike shqiptare, e cila do të përdorë paratë e Bankës Botërore, një hua prej 22.4 milionë euro parashikuar posaçërisht për import energjie nga KESH-i në kushtet e krizave me thatësirë të zgjatur.

Kjo gjë do të lehtësojë të paktën për këtë muaj OSHEE-në, e cila ka detyrën e furnizuesit për konsumatorët.

Rreth 55 përqind e energjisë që hidhet në rrjet importohet, pasi në kushtet aktuale të thatësirës hidrocentralet e kaskadës së Drinit, prodhuesi kryesor në vend janë në nivele minimale të rezervës hidrike dhe po prodhojnë nën kapacitete.

Niveli i Fierzës ka arritur ne 271 m sipas shifrave zyrtare dhe prurjet 40 m3/s. Prodhimi në kaskadën e Drinit po menaxhohet sipas rregullores për administrimin e digave. Nga OSHEE është siguruar që nuk do të ketë mungesë të energjisë në rrjet dhe do të garantohet furnizimi me energji pa ndërprerje.

Por nëse thatësira vazhdon dhe gjatë vjeshtës, siç është deklaruar nga zyrtarët e OSHEE, atëherë do të ketë një plan për rishikim e buxhetit të brendshëm të vetë kompanisë, duke pakësuar zërat e investimeve për të mundësuar më shumë fonde për importet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.