☁️
Tiranë 21°C · Vranët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 70.14 ▼0.28%
ARI 3,998 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,834 ▼ -3.47% ETH $1,620 ▼ -3.17% XRP $1.0741 ▼ -3.4% SOL $67.8100 ▼ -3.28%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 70.14 ▼0.28 % ARI 3,998 ▼0.27 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 70.14 ▼0.28 % ARI 3,998 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
25 Jun 2026
Breaking
Kronika

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO-së rikthen në burg Lefter Kokën

Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë këtë të enjte14 maj, vendimin ndaj çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Gjykata ka rikthyer në qeli ish-Ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, të cilit i kanë mbetur dhe gjashtë muaj burg.

Sakaq, u vendos ndryshim i i vendimit ndaj të pandehurit J.Ll., nga i pafajshëm në fajtor për veprën penale “shpërdorimi i detyres” dhe dënimin e tij me tetë muaj heqje lirie. Gjithashtu, ndaj këtij shtetësi u vendos që për pesë vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ndërkohë, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për shtetasit E.M., N.S., B.K., T.T., V.B., dhe S.K..

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më 14.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 6/71 akti, datë 14.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve T.T, L.K, S.K, B.K, E.M dhe ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 30, datë 16.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 30, datë 16.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurit B.K, E.M, T.T, S.K.

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 30, datë 16.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin L.K për pikat “1”, “2”, dhe “4” të dispozitivit të vendimit.

– Ndryshimin e vendimit nr. 30, datë 16.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin L.K, duke hequr pikën “3” të dispozitivit të këtij vendimi që ka disponuar “Për shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg””, caktuar ndaj të pandehurit L.K me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Ndryshimin e vendimit nr.30, datë 16.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin J.Ll si vijon:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit J.Ll për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

– Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit J.Ll me 8 (tetë) muaj burgim“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ish-ministri Koka u lirua në dhjetor të vitit 2025, katër vite pas arrestimit të tij.

Lefter Koka u prangos në dhjetor të 2021, për 3 vepra penale: shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Fillimisht ai u vu në akuzë për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa në mars të vitit 2022 iu komunikua edhe akuza për inceneratorin e Fierit dhe më vonë për atë të Tiranës.

Për djegësin e Elbasanit, gjykata e Durrësit i dha të drejtë Kokës, duke e liruar me kusht pas dënimit të marrë prej 6 vjet e 8 muaj.

Sa i takon inceneratorit të Tiranës, ai u dënua me 2 vite burgim për shpërdorim detyre, dënim të cilin e kishte vuajtur në paraburgim.

Ndërsa për Fierin, ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6.8 vite burg, por dosja u kthye për rigjykim në Apelin e Posaçëm, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.

Në dosjet e inceneratorëve, krahas ish-ministrit të Mjedisit janë akuzuar dhe dënuar edhe ish-deputeti Alqi Bllako, i liruar së fundmi, si dhe biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, që ndodhen në arrati.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.