☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,782 ▼ -0.1% ETH $2,231 ▼ -0.21% XRP $1.1547 ▼ -0.65% SOL $89.1600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Hallgrimsson flet për Kosovën: Irlanda synon vendin e dytë në grup

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka pranuar se synimi i skuadrës së tij është vendi i dytë në grup, pozitë që aktualisht e mban Kosova, përpara përballjes vendimtare të 17 nëntorit në Dublin.

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka folur për përballjen vendimtare me Kosovën në Ligën e Kombeve, duke deklaruar se Irlanda synon ta përfundojë kampanjën në vendin e dytë, pozitë që aktualisht mbahet nga Kosova, siç njofton Telegrafi.

Të dyja përfaqësueset kanë nga pesë pikë. Në krye të grupit gjendet Austria me tetë pikë, ndërsa Izraeli renditet i fundit me dy pikë. Irlanda fillimisht do të përballet me Austrinë në udhëtim më 14 nëntor, përpara se ta presë Kosovën në Dublin më 17 nëntor, në ndeshjen që mund të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare.

Hallgrimsson ka pranuar se dy fitoret në këto përballje do t’i jepnin Irlandës mundësinë për ta mbyllur grupin në vendin e parë, por ka theksuar se edhe pozita e dytë mbetet një objektiv i rëndësishëm.

“Me dy fitore do të ishim të parët në grup, ndërsa me fitore ndaj Kosovës në stadiumin ‘Aviva’, me shumë gjasë do ta siguronim vendin e dytë, që padyshim se është synimi ynë, për të qenë në vazon e dytë kur të tërhiqet shorti për Evropian, në muajin dhjetor në Belfast”, ka deklaruar përzgjedhësi i Irlandës.

Kosova, ndërkohë, ka një avantazh psikologjik nga përballja e parë, e zhvilluar në Prishtinë, ku kishte triumfuar me rezultat 1:0. Heroi i asaj fitoreje ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 83-të.

Kështu, dueli i 17 nëntorit në Dublin pritet të ketë peshë të madhe në përcaktimin e pozitës së dytë në grup, me Kosovën që synon ta mbrojë vendin aktual dhe Irlandën që kërkon ta përmbysë renditjen në ndeshjen e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.