☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.62 ▼0.52%
ARI 3,557 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,966 ▼ -2.56% ETH $1,682 ▼ -2.14% XRP $0.9243 ▼ -1.99% SOL $69.9000 ▼ -3.19%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.62 ▼0.52 % ARI 3,557 ▼0.13 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.62 ▼0.52 % ARI 3,557 ▼0.13 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
25 Nën 2026
Breaking
Europa

Incidenti në koncertin në Mançester, policia dyshon se substanca e panjohur u përdor për të mundësuar grabitjen

Policia britanike po heton nëse lëshimi i një “substance të panjohur”, që shkaktoi panik dhe evakuimin masiv të një koncerti në Mançester, mund të ketë lidhje me një seri grabitjesh dhe vjedhjesh bizhuterish.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në arenën Co-op Live, ku më shumë se 12 mijë persona u detyruan të largoheshin nga ambientet e koncertit të reperit Don Toliver, shkruan SkyNews.

Sipas autoriteteve, 88 persona morën ndihmë mjekësore në vendngjarje, ndërsa një tjetër u transportua në Spitalin Mbretëror të Mançesterit për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm.

Në një njoftim të publikuar të martën, Policia e Mançesterit të Madh bëri të ditur se hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që incidenti me substancën e panjohur të jetë përdorur për të krijuar konfuzion dhe për të lehtësuar grabitjet gjatë koncertit.

Gjatë së njëjtës mbrëmje, autoritetet morën edhe nëntë raportime për vjedhje bizhuterish, ndërsa u raportua për një numër të vogël grabitjesh.

Ndihmës Shefi i Policisë, Tom Harding, u shpreh se pamjet e incidentit mund të rikthejnë kujtimet e sulmit terrorist të vitit 2017 në Mançester, por theksoi se deri më tani nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë të njëjtën natyrë apo motiv.

“Fatmirësisht, nuk kemi të bëjmë me një incident të kësaj natyre apo me një motiv kaq shkatërrues. Bazuar në informacionin që kemi aktualisht, nuk ka ndonjë rrezik më të gjerë dhe të vazhdueshëm për publikun”, deklaroi Harding.

Ai bëri gjithashtu të ditur se grabitje të ngjashme janë raportuar në dy koncerte të tjera evropiane të të njëjtit artist. Për këtë arsye, policia britanike do të bashkëpunojë me homologët evropianë për të hetuar nëse bëhet fjalë për një skemë të organizuar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë spektatorë që kolliten dhe mbulojnë gojën teksa largohen me nxitim nga arena. Fillimisht, policia dyshoi për praninë e gazit lotsjellës, por më pas e përshkroi lëndën si një “substancë të panjohur”.

Pas incidentit, reperi Don Toliver shtyu koncertin e planifikuar në O2 Arena të Londrës, ndërsa disa fansa i përshkruan pamjet nga Mançesteri si skena tepër shqetësuese.

Nga ana e saj, drejtuesit e arenës Co-op Live e cilësuan ngjarjen si një “incident në turmë” dhe deklaruan se po bashkëpunojnë me policinë për të përcaktuar shkakun dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme.

Deri më tani nuk është raportuar për arrestime, ndërsa hetimet për incidentin dhe vjedhjet e dyshuara vijojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.