Çipa: Ja çfarë kërcënimi po i bën Erion Veliaj, Edi Ramës
Gazetari dhe analisti Aleksandër Çipa ka komentuar në emisionin “Now” zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i PS-së.
Sipas Çipës, partia po përballet me një erozion të brendshëm dhe elektoral. Ai shton se tensionet mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt mund të ndikojnë në zhvillimet politike dhe në zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Partinë Socialiste e godet erozioni i brendshëm dhe erozioni i fshehtë elektoral. Këtë gjë ne nuk e kemi thënë po duhet ta themi. Dhe atë kërcënim po i bën sot Erion Veliaj Edi Ramës: Që unë mund të mos kandidoj, normal nuk kandidoj dot më, po mbështetjen time, kapitalin tim politik, do të di ta delegoj aty ku ti nuk e di publikisht. S’jam i njëjti gjë, domethënë nuk bëj gabimin… Prandaj është gjithë kjo luftë për institucionin e bashkisë”, tha Çipa.
Ai theksoi se një faktor i rëndësishëm do të jetë edhe mënyra se si grupet e interesit do të orientohen në mbështetjen e tyre politike.
“Dhe në këtë proces të 9 majit, problemi më i madh i përcaktimit të fatit zgjedhor do të jetë pikërisht ky. Zgjedhjet e 9 majit nuk mund të jenë kurrsesi si zgjedhjet e pak katër viteve më parë për pushtetin vendor të tjerë. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Kanë ndryshuar burimet njerëzore, ka ndryshuar struktura e partitizmit elektoral, ka ndryshuar ai që quhet formula e konkurrentëve, ka ndryshuar ambicia e grupeve të interesit për ta deleguar besueshmërinë elektorale në individ dhe në kategoritë të përfaqësimit të ndryshme nga ato që kanë qenë katër vjet më pare”, tha Çipa.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.