☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.05 ▼2.07%
ARI 4,108 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,203 ▼ -0.46% ETH $2,095 ▼ -1.28% XRP $1.0799 ▼ -1.62% SOL $85.1200 ▼ -2.06%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.05 ▼2.07 % ARI 4,108 ▼0.15 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.05 ▼2.07 % ARI 4,108 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Incidenti në Postribë, reagon gazetari pranë opozitës: Hapi përbashkues i Benet Becit meriton duartrokitje

Kjo ka ndodhur pikërisht përpara se të niste ceremonia e foltores, e një militant i Berishës ka prishur kurorat pranë bashkisë. Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe gazetari shkodran Taulant Kopliku, i cili në qëndrimet e tij është shpesh pranë opozitës. Ai e konsideron këtë akt vandal mjaft të rëndë.

Postimi i Koplikut

Per here te pare ne 3 dekada, nje kryebashkiak i majte i Shkodres, mbeshtet me burime njerezore dhe me pas i bashkohet me homazhe, perkujtimit te Levizjes Antikomuniste te Postribes. Pa nderhyre ne organizimin e aktivitetit, pa kerkuar protagonizem, por thjeshte duke e respektuar ate.

Nje gjest, teper i rendesishem, qe perkthehet, jo vetem si shterngim duarsh dhe ngritje urash me cdo krah politik, por mbi te gjitha si nje ndryshim kursi i se majtes ndaj evenimenteve te tilla simbolike, qe jane thirrje per kujtesen tone kolektive.

Sot, per here te pare dhe zyrtarisht, e majta njohu nje date te rendesishme te Shqiperise diktatoriale te Enver Hoxhes, te cilen e ka injoruar sistematikisht.

E mesuar te jete vazhdimisht prezente ne festa veterantesh te luftes, e majta, nepermjet nje kryebashkiaku pa kurrfare lidhje, as te larget e as te afert me nomenklaturen, beri nje levizje qe rihap dyert e nje diskutimi prej disa dekadash, ate te denimit publik te krimeve te komunizmit dhe njohjes se genocidit nga e majta parlamentare.

Ky gjest, ne dukje i vogel i tij, eshte nje mesazh i forte per te gjitha palet. Nje mesazh qe i jep nje tjeter dimension nje date te shenuar per popullin e asaj zone.

Per kete, pavaresisht budallait te radhes qe u shfaq duke shkulur kurorat, njelloj si hajdutet e varreve, pavaresisht edhe mjeshtrave te kronikes qe shohin lajm tek ky veprim, hapi perbashkues i Benet Becit, sot ne Postribe, meriton duartrokitje. Me se pari nga vete postribaket e ndeshkuar dhe neperkembur nga politika ne vite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.