Shkolla e re në Astir thuajse e përfunduar, me 28 klasa, laboratorë e bibliotekë
Ndërtesa në zonën e Astirit në Tiranë, me palestër dhe hapësira moderne sportive e rekreative, pritet të jetë gati për vitin tjetër shkollor.
Shkolla e re në zonën e Astirit në Tiranë është thuajse e përfunduar, siç njofton Shqiptarja.com.
Ajo ka 28 klasa, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira moderne sportive e rekreative, në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.
Shkolla pritet të jetë gati për vitin tjetër shkollor.
Pamjet nga shkolla i ndau në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi atë një zotim që më në fund po realizohet dhe u uroi qytetarëve një ditë të mbarë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.