☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲0%
ARI 4,181 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,972 ▼ -0.86% ETH $2,353 ▼ -2.92% XRP $1.2647 ▼ -3.1% SOL $101.2100 ▼ -2.95%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲0 % ARI 4,181 ▲0 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Politika

Incidenti, protestuesit hynë te selia e PD, policia përdori gaz lotsjellës, Berisha akuzon Kryeministrin për skenarë manipulimi

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit janë shtrirë edhe pranë selisë qendrore të Partisë Demokratike, ku një grup pjesëmarrësish në protestë hynë brenda ambienteve të kësaj partie. Gjendja u tensionua pasi efektivët e policisë hodhën gaz lotsjellës në perimetrin pranë godinës së opozitës.

Pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një deklaratë për mediat ku dënoi veprimet e policisë dhe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se pas incidenteve qëndronin skenarë të inskenuar.

Berisha deklaroi se përpjekjet për devijimin e protestës dështuan për shkak se shumica e pjesëmarrësve refuzuan të bëheshin pjesë e provokimeve.

“Ramës i dështoi skenari, puthadorët e tij në protestë nuk i ndoqi njeri, jagon e tij në lëvizje e braktisën masivisht”, u shpreh kreu i PD-së, duke pretenduar se brenda protestës u tentua të përhapej udhëzimi për të goditur selitë e partive politike.

Më tej, lideri i opozitës pretendoi se në selinë e partisë në pushtet ishin grumbulluar elementë të armatosur për të përballur protestuesit, por sipas tij, plani dështoi pasi “njerëzit e vërtetë të protestës, që janë shumica dërrmuese, nuk mund të manipuloheshin”.

Duke u ndalur te zhvillimet politike dhe e ardhmja e kësaj përplasjeje, Berisha përdori një gjuhë të ashpër ndaj kreut të qeverisë:

“Sot njeriu që po përpiqet të përzgjedhë vendin e azilit politik, po i them këtu para shqiptarëve se vendi i azilit do të jetë qelia e burgut për Edi Ramën.”

Në përmbyllje të fjalës së tij, Berisha këmbënguli se tentativat e përsëritura për të nxitur sulme ndaj selisë së PD-së ranë poshtë pasi protestuesit e distancuan veten nga çdo skenar destabilizimi.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.