☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,752 ▼0.01%
DOW 54,194 ▲0.4%
NASDAQ 26,522 ▼0.31%
NAFTA 81.69 ▼0.54%
ARI 4,459 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,120 ▼ -0.69% ETH $1,890 ▼ -0.43% XRP $1.0086 ▼ -1.56% SOL $76.0000 ▼ -0.29%
S&P 500 7,752 ▼0.01 % DOW 54,194 ▲0.4 % NASDAQ 26,522 ▼0.31 % NAFTA 81.69 ▼0.54 % ARI 4,459 ▲0.88 % S&P 500 7,752 ▼0.01 % DOW 54,194 ▲0.4 % NASDAQ 26,522 ▼0.31 % NAFTA 81.69 ▼0.54 % ARI 4,459 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

Inflacioni nuk ndalet: Çmimet në Kosovë rriten 6.5 për qind, nga transporti dhe energjia

ASK publikon të dhënat për korrikun: Çmimet u rritën edhe brenda një muaji, ndërsa transporti shënoi rritje prej 17.8 për qind dhe strehimi, uji e energjia elektrike 11.1 për qind.

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë vazhduar të rriten edhe gjatë korrikut, duke e çuar inflacionin vjetor në 6.5 për qind. Krahasuar me qershorin, çmimet janë rritur për 0.6 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Të dhënat e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) tregojnë se rritja e çmimeve në korrik 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është ndikuar nga një numër i madh i kategorive të konsumit.

Rritjen më të madhe vjetore e ka regjistruar transporti, me 17.8 për qind. Pas tij renditet grupi strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse, ku çmimet janë rritur për 11.1 për qind.

“Në muajin korrik 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 6,5 % krahasuar me muajin korrik 2025. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (17,8 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (11,1 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,3 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,3 %); shëndetësi (4,0 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,7 %); veshje dhe këpucë (2,8 %); ushqime dhe pije joalkoolike (2,7 %); mobilie, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (2,5 %) dhe rekreacion, sport dhe kulturë (2,3 %).”

Rritje prej 5.3 për qind është regjistruar edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, ndërsa me të njëjtën përqindje janë rritur edhe çmimet në restorante dhe shërbime akomodimi.

Në grupin e shëndetësisë, çmimet janë rritur për 4.0 për qind, ndërsa kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme kanë shënuar rritje prej 3.7 për qind.

Çmimet e veshjeve dhe këpucëve janë rritur për 2.8 për qind, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike, një nga kategoritë kryesore të shpenzimeve të familjeve, kanë shënuar rritje prej 2.7 për qind.

Rritje vjetore është regjistruar edhe te mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë, me 2.5 për qind, si dhe te rekreacioni, sporti dhe kultura, me 2.3 për qind.

Në anën tjetër, jo të gjitha kategoritë kanë shënuar rritje. Sipas ASK-së, çmimet e shërbimeve arsimore kanë rënë për 0.5 për qind, ndërsa në grupin informacion dhe komunikim është regjistruar rënie prej 0.1 për qind.

“Në muajin korrik 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 0,6 % krahasuar me muajin qershor 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transport (4,3 %); rekreacion, sport dhe kulturë (1,9 %); restorante dhe shërbime akomodimi (1,0 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,4 %); veshje dhe këpucë (0,3 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,1 %); dhe shërbimet arsimore (0,1 %).”

Rritja e çmimeve nuk është ndalur vetëm në krahasimin vjetor. Sipas ASK-së, në korrik 2026 çmimet e konsumit u rritën për 0.6 për qind edhe krahasuar me qershorin.

Në baza mujore, sërish transporti ka kryesuar me rritje prej 4.3 për qind.

Rritje prej 1.9 për qind është regjistruar te rekreacioni, sporti dhe kultura, ndërsa çmimet në restorante dhe shërbime akomodimi janë rritur për 1.0 për qind.

Në grupin kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme, çmimet u rritën për 0.4 për qind, ndërsa te veshjet dhe këpucët rritja ishte 0.3 për qind.

Ndërkaq, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët kanë shënuar rritje mujore prej 0.1 për qind, po aq sa edhe shërbimet arsimore.

Megjithatë, gjatë korrikut pati edhe kategori ku çmimet ranë. Rënia më e madhe mujore u regjistrua te ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 1.0 për qind. Çmimet e mobilieve, pajisjeve shtëpiake dhe mirëmbajtjes rutinore të shtëpisë ranë për 0.6 për qind, ndërsa shëndetësia dhe informacioni e komunikimi shënuan rënie prej 0.1 për qind.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.