☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.87 ▲0.84%
ARI 4,410 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,654 ▲ +4.21% ETH $2,152 ▲ +5.4% XRP $1.4293 ▲ +3.77% SOL $91.3500 ▲ +6.42%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.87 ▲0.84 % ARI 4,410 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT : Rriten të punësuarit dhe pagat në T I 2016

Tremujori i parë 2016 ka parë një rritje me bazë vjetore të numrit të të punësuarve dhe pagave në shumicën e sektorëve më të mëdha të sektorëve të raportuar në statistikat afatshkurtra të INSTAT.

Industria ka raportuar rritje të numrit të të punësuarve me bazë vjetore, por pagat janë ulur për shkak të ndikimt të industrisë nxjerrëse Shërbimet dhe tregtia kanë shënuar rritje të të punësuarve dhe pagave.
Ndryshimi vjetor i numrit i të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet që operojnë në aktivitetin “Industri” (industri nxjerrëse dhe përpunuese), gjatë tremujorit të parë 2016 paraqet rritje 8,0 % krahasuar me tremujorin e parë 2015.

Ky tregues paraqitet me rritje edhe në aktivitetet “energji elektrike, gaz, avull” me 8,8 % dhe “grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” me 8,7 %.
Ndryshimi tremujor i numrit të të punësuarve me pagesë në ndërmarrjet e aktivitetit “Industri” paraqet rritje prej 0,4 %.

Gjatë tremujorit të parë 2016, ndryshimi vjetor i nivelit të fondit të pagave shënoi një rënie prej 0,1 % në “industri”, ndryshim i cili vjen kryesisht nga rënia e këtij treguesi në aktivitetin “Industri nxjerrëse” me
19,3 %.Në aktivitetin “shërbime”, në tremujorin e parë 2016, ka një rritje të numrit të të punësuarve me pagesë me 13,5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë rritje e kanë dhënë kryesisht aktivitetet “agjenci udhëtimi” me 27,8 % dhe “hotele” me 11,7 %.

Në aktivitetin “Shërbime”, ndryshimi vjetor, në tremujorin e parë 2016, paraqet një rritje të fondit të pagave me 10,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë rritje ka ndikuar kryesisht aktiviteti “Agjenci udhëtimi” me 38,0 %.

Ndryshimi tremujor i fondit të pagave në këtë aktivitet paraqitet me rritje 5,8 % në tremujorin e parë 2016 krahasuar me tremujorin e katërt 2015. Në këtë rritje kanë ndikuar kryesisht aktivitetet “Agjenci udhëtimi” me 19,5 % dhe “Tregti me shumicë” me 9,5 %.

I vetmi sektor që ka raportuar ulje të pagave dhe numrit të të punësuarve ka qenë ndërtimi.
Indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “ndërtim” në tremujorin e parë 2016 krahasuar me tremujorin e katërt 2015, shënoi rënie prej 2,9 %, ndërkaq fondi i pagave shënoi rënie prej 1,1 %.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.