☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.83 ▲1.93%
ARI 4,059 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,170 ▲ +1.57% ETH $2,354 ▲ +1.65% XRP $1.3199 ▲ +1.26% SOL $102.4000 ▲ +2.33%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.83 ▲1.93 % ARI 4,059 ▼0.4 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.83 ▲1.93 % ARI 4,059 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: Tregtia me pakicë u rrit me 6.2% në tremujorin e dytë

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat për tregtinë me pakicë në tremujorin e dytë. Sipas INSTAT indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë u rrit me 6.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë, pa përfshirë këtu Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka shënuar një rritje 10,9% kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 9,6% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015.
Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë për grupin e “Produkteve joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 11,5% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit paraardhës, duke dhënë në këtë tremujor kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.
Në tremujorin e dytë 2016, në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 1,2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015,dhe është rritur 15% krahasuar me tremujorin paraardhës.
Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë në tremujorin e dytë 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015 është rritur 6,2%, i ndikuar nga nëngrupet: nëngrupi “Artikuj joushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” +4,5 pikë përqindje; nëngrupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” +2,3 pikë përqindje dhe nëngrupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” -0,6 pikë përqindje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.