🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 08 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 94.49 ▼0.34%
ARI 4,724 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $79,972 ▼ -1.47% ETH $2,287 ▼ -2.07% XRP $1.3889 ▼ -1.87% SOL $88.4600 ▼ -1.18%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.49 ▼0.34 % ARI 4,724 ▲0.28 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 94.49 ▼0.34 % ARI 4,724 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1745 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5261 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3878 EUR/TRY 53.2159 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6028
08 May 2026
Breaking
Politika

Integrimi, Dhuka: Shqipëria përgatitet për mbylljen e kapitujve. “Themeloret”, garancia politike dhe institucionale e të gjithë procesit të anëtarësimit

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, deklaroi se Shqipëria ndodhet në një moment kyç të rrugës drejt BE-së dhe po hyn në një fazë intensive të përgatitjeve teknike për mbylljen e 33 kapitujve të negociatave.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) ku u diskutua avancimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe përgatitjet për mbylljen e kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian, Dhuka tha vendi ka hyrë në një etapë më të avancuar dhe më kërkuese sa i përket reformimit dhe transformimit institucional, me synimin për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

“Shqipëria është në një moment kyç për rrugën europiane. Shkojmë në një fazë intensive të përgatitjeve teknike për të mbyllur negociatat për anëtarësim një nga një dhe njëherësh të 33 kapitujve. Shqipëria ka hyrë në një fazë të re edhe më të avancuar dhe më kërkuese sa i përket vullnetit për reformim dhe transformim, teksa përgatitemi për të qenë pjesë e BE-së. Kjo është faza më e rëndësishme, ajo e të bërit një shtet anëtar, me institucione, me drejtësi europiane dhe ekonomi pjesë e tregut europian dhe të drejtat e qytetarit europian”, tha Dhuka

Ajo theksoi se kjo është faza më e rëndësishme e procesit, që lidhet me ndërtimin e një shteti me institucione funksionale, drejtësi europiane dhe ekonomi të integruar në tregun europian.

“Për të thelluar reformat dhe zbatuar realisht të gjitha transformimet në rezultate të prekshme, anëtarësimi vjen me nevojën për të lartësuar rolin dhe zërin e Shqipërisë në familjen europiane dhe për t’u lidhur me zinxhirin e vlerave europiane. Do të kërkohen përmirësime, përshtatje dhe modernizim, për transformimin drejt cilësisë. Rritja e mirëqenies së qytetarit dhe konsumatorit shqiptar dhe mbrojtja e të drejtave të tyre njësoj si qytetarët europianë.

Këta janë muajt e përgjegjësisë tonë të madhe dhe rruga drejt BE-së është e hapur dhe të ecësh pa u ndalur çdo ditë drejt familjes europiane. Sot nuk flasim për një proces që na pret në të ardhmen, por për një transformim që po ndodh tani në arsim, shëndetësi, inovacion, siguri, treg, ekonomi, drejtësi dhe mënyrën se si shteti i shërben qytetarëve’, tha ajo.

Kryenegociatorja Dhuka bëri të ditur se Shqipëria ka marrë 101 piketa mbyllëse nga Bashkimi Europian dhe po përgatitet teknikisht për mbylljen e të paktën 10 kapitujve të parë. Ajo tha se për kapitujt që lidhen me marrëdhëniet me jashtë, kërkimin shkencor dhe arsimin, Shqipëria ka përmbushur të gjitha përgatitjet teknike dhe tashmë pritet vendimmarrja nga BE-ja.

Sa i përket kapitujve themelorë, Dhuka theksoi se ato mbeten garancia politike dhe institucionale e gjithë procesit të anëtarësimit.

“Sfida jonë është mbyllja e kapitujve me dinjitet, me cilësi dhe rezultate të pakthyeshme, me Shqipërinë si vend europian. 101 piketa mbyllëse ka marrë sot Shqipëria nga BE. Po përgatitemi teknikisht për mbylljen e të paktën 10 kapitujve të parë. Sa i përket kapitujve për “marrëdhëniet me jashtë”, “kërkimi shkencor” dhe “arsimi”, ne vlerësojmë se Shqipëria i ka kryer të gjitha përgatitjet teknike për mbylljen e tyre, pritet më pas vendimi i BE-së. Po avancojmë me kapitujt për “politikat industriale”, “legjislacioni për shoqëritë tregtare”, “e drejta e pronësisë intelektuale”, “kontrolli financiar”, “prokurimi publik”, “politika monetare dhe shërbimet financiare”.

Sa i përket themeloreve, këto janë garancia politike dhe institucionale e të gjithë procesit të anëtarësimit. Në këtë fazë, vëmendja jonë është e përqendruar në dy drejtime sa i përket shtetit të së drejtës. Së pari, të gjitha institucionet punojnë së bashku si një forcë transformuese për të përmbushur piketat e ndërmjetme. Shqipëria plotësoi 24 piketa të ndërmjetme me 92 nisma të rëndësishme. Aktualisht, KE ka dhënë rekomandimin pozitiv mbi përmbushjen e piketave të ndërmjetme dhe diskutimet vijojnë normalisht në KiE”, tha Dhuka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.