☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 96.36 ▲0.32%
ARI 4,450 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $78,064 ▼ -1.7% ETH $2,470 ▼ -1.78% XRP $1.3804 ▼ -4.12% SOL $101.1200 ▼ -3.36%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.36 ▲0.32 % ARI 4,450 ▼0.23 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 96.36 ▲0.32 % ARI 4,450 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Integrimi në BE prek kriptomonedhat, zbardhen gjobat deri në 1 milion lekë dhe bllokimi i transaksioneve për përdoruesit

Ministria e Financave ka hartuar dhe zbardhur projektligjin e ri “Për shkëmbimin automatik të informacionit mbi kripto-asetet”, një nismë ligjore që synon të fusë nën monitorim të rreptë tregun e monedhave virtuale në Shqipëri. Ky hap vjen si pjesë e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian për përmbushjen e piketave mbyllëse të Kapitullit 16, “Tatimet”, duke transpozuar plotësisht direktivën evropiane DAC 8 dhe kornizën ndërkombëtare CARF të OECD-së.

Zhvillimi i shpejtë i tregut të kriptomonedhave, decentralizimi dhe karakteri i tyre ndërkufitar kanë krijuar sfida të mëdha për administratën tatimore, duke rritur rrezikun e evazionit fiskal. Për t’iu përgjigjur kësaj problematike, Shqipëria do të investojë 80 milionë lekë nga buxheti i shtetit për ngritjen e një sistemi të ri elektronik për mbledhjen, verifikimin dhe shkëmbimin automatik të të dhënave me shtetet anëtare të BE-së. Efektet e plota të shkëmbimit të informacionit do të nisin zyrtarisht në datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rregullat e reja, si do të kontrollohen klientët dhe platformat?

Projektligji i ri, i strukturuar në 19 nene, vendos detyrime të forta për “Ofruesit Raportues të Shërbimeve të Kripto-Aseteve” (bursat, kuletat virtuale dhe operatorët e këmbimit) si dhe për klientët e tyre.

Identifikimi dhe vetëdeklarimi

Klientët individë dhe kompanitë (entitetet) janë të detyruar të dorëzojnë një vetëdeklarim të vlefshëm mbi rezidencën e tyre tatimore, i cili duhet të përmbajë emrin, adresën, datën e lindjes dhe numrin e identifikimit tatimor (TIN).

Bllokimi i transaksioneve

Nëse një klient nuk pranon të bashkëpunojë apo të dorëzojë informacionin e kërkuar, platforma e kriptomonedhave detyrohet që – pas dy kujtesave zyrtare dhe brenda 60 ditëve – të ndalojë kryerjen e transaksioneve për këtë përdorues.

Regjistrimi unik dhe ruajtja e të dhënave

Ofruesit e shërbimeve duhet të pajisen me një numër unik identifikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT). Çdo dokumentacion dhe transaksion i kryer duhet të ruhet në arkivë për një periudhë minimalisht 7-vjeçare.

Bashkëpunimi institucional

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) do të luajë një rol kyç, duke i përcjellë Tatimeve brenda 10 ditëve çdo autorizim, pezullim apo revokim të licencave të operatorëve të kriptomonedhave, si dhe listën e plotë të tyre çdo fund viti.

Zbardhen gjobat, masat e rrepta për shkelësit e ligjit

Neni 17 i projektligjit përcakton sanksione të ashpra administrative ndaj platformave dhe ofruesve të shërbimeve që dështojnë të zbatojnë rregullat e reja. Gjobat vendosen nga Titullari i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa operatorëve u njihet e drejta për t’i ankimuar ato në gjykatën administrative kompetente.

Pasqyra e plotë e sanksioneve financiare:

Gjobë 700,000 deri në 1,000,000 lekë për:

Mosraportimin e informacionit brenda afateve ligjore (30 qershor të çdo viti).

Mosregjistrimin ose mosrespektimin e detyrimeve të regjistrimit unik pranë Tatimeve.

Pengimin apo refuzimin e kontrolleve dhe mbikëqyrjes nga inspektorët tatimorë.

Gjobë 300,000 deri në 700,000 lekë për:

Raportimin e informacionit të pasaktë, të paplotë ose të pavërtetë.

Moszbatim të procedurave të kujdesit të duhur (due diligence) për identifikimin e klientëve.

Mosmbledhjen, mosverifikimin, mosruajtjen ose mosvëniet në dispozicion të dokumenteve.

Moszbatimin e detyrimit për të bllokuar transaksionet e klientëve që nuk bashkëpunojnë.

Gjobë 100,000 deri në 300,000 lekë për:

Mosnjoftimin e Tatimeve për ndryshimet e të dhënave të regjistrimit të vetë operatorit brenda afatit prej 60 ditësh.

Përveç gjobave kapitale, ligji parashikon ndëshkimin ekstrem administrativ: nëse një operator nuk raporton të dhënat e kërkuara pas dy njoftimeve radhazi nga Tatimet, asaj i revokohet plotësisht regjistrimi dhe i bllokohet aktiviteti brenda një afati prej 30 deri në 90 ditë. Projektligji do t’i nënshtrohet tashmë konsultimit publik përpara se të kalojë për miratim zyrtar në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Kuvendin e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.