☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,649 ▼1.22%
DOW 51,901 ▼0.53%
NASDAQ 26,117 ▼2.23%
NAFTA 99.18 ▲2.78%
ARI 4,178 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,446 ▼ -0.96% ETH $2,418 ▼ -1.04% XRP $1.3010 ▼ -2.94% SOL $103.9500 ▼ -1.54%
S&P 500 7,649 ▼1.22 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,117 ▼2.23 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,178 ▲0.19 % S&P 500 7,649 ▼1.22 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,117 ▼2.23 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,178 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Politika

Integrimi| Rama e thotë hapur: BE duhet të veprojë sot, fëmijët mbahen në shtëpi

5 qershor 2026 – Nga Tivati i Malit të Zi, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Bashkimi Europian duhet të mbajë metodologjinë e meritës, por duhet të shkojë (pa vonesë) drejt anëtarësimit gradual”.

“E them prej shumë kohësh, më në fund po dëgjohet, por nuk është mjaftueshëm. Nëse doni t’i dërgoni botës një mesazh të fortë, sot është momenti, sot jemi të gjithë rreth tryezës dhe duhet të kemi të gjithë një status të veçantë. Nuk është shumë vonë, por nuk është mjaftueshëm! Duhet t’i japim kurajo BE-së që të na nxisë më fort. Ka një propozim në letër të Gjermanisë e Francës, shpresoj që miqtë e mi do të bëjnë akoma më shumë”, tha kreu i qeverisë para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Argumenti i rrezikut ka kaluar, e kemi dëgjuar, shumë udhëheqës të BE-së janë larguar, unë vazhdoj të jem këtu. BE duhet të ketë guximin që sot të kemi një moment Helmut Kohl, ne nuk u themi fëmijëve qëndroni te fqinjët derisa të jeni gati, por i mbajmë në shtëpi”, shtoi ai, referuar një momenti historik politik në Europë që lidhet me ish-kancelarin gjerman Kohl. Ky i fundit ishte një nga arkitektët kryesorë të ribashkimit të Gjermanisë.

“Zoti, seksi dhe Bashkimi Europian nuk mund të parashikohen”, ishte kjo batuta në mbyllje të deklaratës së tij.

Ky samit bën bashkë liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke riafirmuar partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit...(Lexo më shumë)

Takimi zhvillohet 6 muaj pas samitit të mbajtur në Bruksel dhe do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Në samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.