☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 85.18 ▲0.2%
ARI 4,739 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,970 ▲ +1.61% ETH $2,482 ▲ +0.72% XRP $1.4822 ▼ -2.72% SOL $98.7600 ▲ +3.41%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.18 ▲0.2 % ARI 4,739 ▲0.88 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 85.18 ▲0.2 % ARI 4,739 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
25 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

Interesi mesatar i borxhit të qeverisë ra me 2.1% në 6-mujorin e parë

Norma mesatare e interesit të borxhit të qeverisë u ul në 2.1% në gjashtëmujorin e parë ose rreth 1.5 pikë përqindje më pak se vitin e kaluar. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016, qeveria ka rritur financimin me borxh të brendshëm në masën 24% në nivelin 202.9 miliardë lekë. Struktura e emetimit vijon të dominohet nga bonot e thesarit, të cilat zënë 74.2% të totalit.

Në një analizë të ecurisë së emetimeve të titujve të borxhit qeveritar, Banka e Shqipërisë evidentoi se bonot e thesarit mbeten instrumenti më i preferuar për investime, por ka një tendencë gjithnjë e në rritje për investime ne obligacione afatgjatë për shkak të interesave më të larta.

Emetimet e titujve të borxhit në formën e obligacioneve u rritën në 52.4 miliardë lekë, 56% më shumë se gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, por disi më të ulëta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rreth 80% e emetimit total të obligacioneve u përbë nga obligacionet me afat maturimi 2 dhe 3-vjeçar.

Interesi mesatar i obligacioneve ra në 3.6% nga 6.1% në gjashtëmujorin e kaluar. Pavarësisht normave më të ulëta të kthimit, kërkesat nga investitorët ishin më të larta se vlerat e shpallura për huamarrje, duke pasqyruar kërkesën e investitorëve për norma më të larta kthimi nga investimi.

Tek emetimet e titujve të borxhit në formën e bonove të thesarit, ato me afat maturimi 12 muaj ishin më të kërkuarat. Në fakt, emetimet e titujve të borxhit të qeverisë në formën e bonove të thesarit shënuan rreth 150 miliardë lekë, duke u rritur me 15% ndaj periudhës së kaluar (gjashtëmujori i dytë i vitit 2015), por duke qenë më e ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Interesi i pjesëmarrësve në ankande vijon të mbetet më i lartë për afatin 12-mujor të maturimit, ku oferta për investim plotësoi kërkesën për huamarrje.

Gjatë periudhës, pesha e emetimeve të bonove të thesarit me afat 12-mujor u ngjit në 75% të totalit të bonove të thesarit të emetuar, kundrejt nivelit prej 57% në periudhën e kaluar. Norma mesatare e interesit për bono thesari vijoi prirjen rënëse të nisur prej gjysmës së dytë të vitit 2009, duke shënuar nivelin 1.6%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.