☁️
Tiranë 12°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.35 ▼0.85%
ARI 3,560 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $58,986 ▼ -1.54% ETH $1,640 ▼ -2.68% XRP $0.9161 ▼ -1.97% SOL $67.5500 ▼ -4.63%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.35 ▼0.85 % ARI 3,560 ▼0.88 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.35 ▼0.85 % ARI 3,560 ▼0.88 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

Interesim i jashtëzakonshëm për Edicionin e III-të të Testit Provues të Arritshmërisë – UBT International Smart Schools

Interesim i jashtëzakonshëm për të qenë pjesë e Edicionit të III-të të Testit Provues të Arritshmërisë, organizuar nga UBT International Smart Schools.

Kjo iniciativë po tërheq vëmendjen e nxënësve të klasave të nënta nga të gjitha komunat e Kosovës, duke dëshmuar rëndësinë që ka përgatitja paraprake për Testin Nacional të Arritshmërisë.

Testi Provues i Arritshmërisë është një mundësi unike për nxënësit e klasave të nënta që të testojnë njohuritë e tyre, të vlerësojnë nivelin e përgatitjes dhe të identifikojnë fushat ku kanë nevojë për më shumë angazhim para Testit Nacional të Arritshmërisë.

I hartuar nga ekspertët e UBT-së, testi bazohet në njohuritë dhe kompetencat që nxënësit zhvillojnë gjatë arsimit të mesëm të ulët, duke u ofruar atyre një pasqyrë sa më të qartë të nivelit të njohurive dhe përgatitjes së tyre për Testin Nacional të Arritshmërisë.

Edicioni i III-të i Testit Provues të Arritshmërisë do të mbahet më 27 shkurt 2027, në orën 12:00, online dhe falas.

Ky format mundëson pjesëmarrjen e nxënësve nga të gjitha komunat e Kosovës, pa pasur nevojë për udhëtim, duke u ofruar të gjithëve mundësi të barabarta për të dëshmuar njohuritë dhe potencialin e tyre.

UBT International Smart Schools mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të sjellë risi në zhvillimin e arsimit në Kosovë dhe të kontribuojë në përgatitjen e gjeneratave të reja për sfidat e së ardhmes.

Përmes iniciativave të tilla, UBT synon të krijojë mundësi të reja për nxënësit, të mbështesë zhvillimin e tyre dhe të nxisë një qasje më aktive ndaj të nxënit dhe vlerësimit të njohurive.

Të gjithë nxënësit e klasave të nënta që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij edicioni mund të aplikojnë përmes linkut zyrtar: https://forms.cloud.microsoft/Pages/ResponsePage.aspx?id=bPT5p-UT1kqX_Yfc-4vC1UOnYL01zuNGsd9qigdDkjJUREM3S041RkJFS1NCNFNFTDVBMklEMFpWOC4u

Testo njohuritë, vlerëso përgatitjen dhe bëhu gati për Testin Nacional të Arritshmërisë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.