Kronika

Interpoli kthen në Shqipëri, 46-vjeçarin nga Berati të dënuar për vrasje

Interpoli ka kthyer sot në Shqipëri, 46-vjeçarin nga Berati, Edvid Ndile.

interpolSipas Policisë së Shtetit, Ndile ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar me 17 vjet burg nga Gjykata e Beratit për vrasje me paramendim. Vrasja ka ndodhur në prill të vitit 2001, kur ai ka qëlluar me armë drejt një automjeti, në të cilin udhëtonin tre persona. Për pasojë, ka gjetur vdekjen një person me iniciale G. R.

Arrestimi i Ndiles qe rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button