Investim i rëndësishëm te Drita, nis shtrimi i barit natyral në kampin stërvitor
Drita ka nisur shtrimin e tapetit me bar natyral në kampin stërvitor, një projekt i mbështetur nga FFK-ja, ndërsa punimet i përcolli nga afër edhe kryetari i Federatës, Agim Ademi.
Drita ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore të klubit, atë të shtrimit të tapetit me bar natyral në kampin stërvitor, siç njofton Telegrafi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi gjilanas, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku është bërë e ditur se tashmë ka nisur procesi i vendosjes së barit natyral, i cili pritet të krijojë kushte edhe më të mira për stërvitje dhe përgatitjen e ekipit.
Në këtë moment të rëndësishëm për klubin ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili përcolli nga afër punimet për shtrimin e tapetit.
Sipas njoftimit të Dritës, projekti është mundësuar dhe mbështetur nga FFK-ja dhe kryetari Ademi, për çka klubi gjilanas ka shprehur mirënjohjen e tij.
Drita e ka cilësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një ëndrre të kahmotshme, që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.