🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,970 ▼2.87%
DOW 48,513 ▼1.19%
NASDAQ 22,834 ▼4.38%
NAFTA 83.25 ▲0.98%
ARI 3,519 ▼4.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,099 ▼ -7.33% ETH $1,593 ▼ -10.47% XRP $0.8945 ▼ -7.72% SOL $67.8600 ▼ -8.15%
S&P 500 6,970 ▼2.87 % DOW 48,513 ▼1.19 % NASDAQ 22,834 ▼4.38 % NAFTA 83.25 ▲0.98 % ARI 3,519 ▼4.53 % S&P 500 6,970 ▼2.87 % DOW 48,513 ▼1.19 % NASDAQ 22,834 ▼4.38 % NAFTA 83.25 ▲0.98 % ARI 3,519 ▼4.53 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Nga kriza e rezultateve te lojtarët e huaj dhe përforcimet e janarit, Seid Onbashi flet për situatën te KF Mitrovica

KF Mitrovica po kalon një sezon të vështirë në kampionat, pasi pas 16 xhirove ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 11 pikë të grumbulluara. Megjithatë, trajneri i skuadrës, Seid Onbashi, në një intervistë për Telegrafin, beson se pozita aktuale nuk e pasqyron realisht nivelin e ekipit dhe është i bindur se mitrovicasit do të arrijnë ta sigurojnë mbijetesën.

Sipas tij, skuadrës i ka munguar fati, sulmuesit kanë qenë jashtë forme dhe janë humbur katër penallti, ndërsa në shumicën e ndeshjeve të humbura apo të barazuara ekipi është ndëshkuar në minutat e fundit. “Është e vërtetë që jemi në vendin e fundit në tabelë, por nëse i marrim parasysh ndeshjet që kemi zhvilluar, besoj se edhe ata që kanë luajtur kundër nesh e dinë se jemi pa meritë në fund të tabelës. Na ka munguar fati, sulmuesit tanë kanë qenë jashtë forme dhe kemi humbur katër penallti”, ka deklaruar Onbashi.

Trajneri pranon se rezultatet e fundit janë shqetësuese, pasi Mitrovica ka pësuar katër humbje në pesë ndeshjet e fundit. Ai thekson se në katër ndeshjet e fundit skuadra nuk ka pasur në dispozicion pesë futbollistë titullarë, të cilët ende nuk janë të gatshëm për lojë.

Një prej problemeve kryesore ka qenë faza sulmuese, por Onbashi beson se ardhja e sulmuesit nigerian Rahman ka sjellë përmirësim, pasi futbollisti ka realizuar dy gola në tri ndeshjet e para. “Po ta kishim pasur që nga fillimi, besoj se do të ishim shumë më lart”, ka theksuar ai.

Në përbërjen e KF Mitrovicës janë tetë futbollistë të huaj, një politikë që, sipas trajnerit, është pjesë e strategjisë së klubit tash e katër vjet. Ai veçon në veçanti Wellington Ehiabhin, të cilin e konsideron futbollistin më të mirë në ligë në pozitën e tij, dhe mohon se ekzistojnë probleme harmonie mes lojtarëve të huaj dhe atyre vendorë: “Këta janë këtu qe katër vjet, janë adaptuar dhe kalojnë mirë me lojtarët tanë vendorë. Hapësirë për lojtarët vendorë ka”.

Për ta ndryshuar situatën në tabelë, Mitrovica planifikon të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit, ku do të angazhojë futbollistë cilësorë. “Ne do të përforcohemi në janar dhe do të marrim edhe ndonjë lojtar cilësor, pasi jemi shumë skuadra në garë për mbijetesë. Nuk ka ndonjë dallim të madh mes pikëve dhe me dy fitore ngjitemi lart. Unë besoj në skuadrën time, ne do t’ia dalim”, ka bërë të ditur trajneri.

Në fund, Onbashi ka theksuar edhe gjendjen financiare të klubit, duke deklaruar se kryesia nuk ka asnjë pagë të papaguar ndaj futbollistëve dhe se ata shpërblehen me bonuse për çdo ndeshje, si në shtëpi ashtu edhe në udhëtim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.