☁️
Tiranë 11°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.42 ▼0.77%
ARI 3,562 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,174 ▼ -1.39% ETH $1,646 ▼ -2.34% XRP $0.9194 ▼ -1.64% SOL $67.7000 ▼ -4.46%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.42 ▼0.77 % ARI 3,562 ▼0.81 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.42 ▼0.77 % ARI 3,562 ▼0.81 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Politika

Investimet BE-Ballkani Perëndimor/ Përfaqësuesja e KE: Synojmë krijimin e një baze të përbashkët industriale në rajon

Krijimi i një tregu të fuqishëm të përbashkët dhe ndërtimi i një baze të përbashkët industriale në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë në fokus të strategjisë së Bashkimit Evropian për zhvillimin ekonomik dhe integrimin e rajonit.

Mesazhi u përcoll nga Kerstin Jorna, Drejtore e Përgjithshme për tregun e brendshëm, sipërmarrjen dhe SME-të në Komisionin Evropian, gjatë Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, ku theksoi se rajoni duhet të shfrytëzojë potencialin e tij ekonomik përmes bashkëpunimit, investimeve dhe integrimit të tregjeve.

“Qëllimi ynë është të ndërtojmë një fabrikë industriale të përbashkët në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ajo, duke nënvizuar se kompanitë dhe teknologjitë duhet të zhvillohen në mënyrë të integruar, pavarësisht nëse ndodhen në Tiranë, Shkup, Amsterdam apo në vende të tjera.

Sipas saj, zhvillimet e fundit globale, tarifat dhe varësitë ekonomike që përdoren si instrument presioni kanë treguar se bashkimi është thelbësor për të krijuar ekonomi më të fort dhe konkurruese.

Jorna theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një zgjedhje strategjike në interesin e përbashkët, ndërsa integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të ndihmojë në ndërtimin e një ekonomie që mund t’u rezistojë më mirë krizave dhe sfidave globale.

“Zgjerimi është prioritet për BE-në. Është një zgjedhje strategjike në interesin tonë të përbashkët dhe, së bashku me anëtarët e ardhshëm të BE-së, do të formojmë një ekonomi më të fuqishme, që mund t’u rezistojë sfidave të kohës.

Kemi pasur mundësi të jemi të qëndrueshëm falë bashkimit në përballimin e krizave, që nga COVID-19, lufta në Ukrainë, kriza ekonomike dhe inflacioni. Këtë vit kemi procesin më të madh të zgjerimit, me hapjen dhe mbylljen e kapitujve në të gjithë Ballkanin. Duke parë vetëm mallrat që tregtohen në rajon, kemi një rritje prej 5% nga viti në vit.

Investimet e drejtpërdrejta të BE-së kanë arritur në 40 miliardë euro në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme edhe për potencialin e vendeve të rajonit. Rritja e tregjeve dhe financave janë sektorët ku Evropa ka perspektivën e saj. Dhe të mos harrojmë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, pasi ato janë pjesa më e madhe e bizneseve dhe aktorët e gjallë të ekonomisë dhe zinxhirit të furnizimeve”, u shpreh ajo.

“Ne duam paratë tuaja që të punojnë këtu, në Shqipëri”, ishte mesazh i saj për investitorët, duke e vendosur Shqipërinë dhe rajonin në fokus të mundësive të reja të investimit dhe zhvillimit industrial.

“Ne duam paratë tuaja që të punojnë këtu, në Shqipëri. Kjo konferencë është vendi ku do të ndërtohet rritja e ardhshme ekonomike evropiane në të gjithë Ballkanin. Bota rreth nesh është bërë e komplikuar. Kemi tarifa, varësi që përdoren si armë, si dhe tarifa për teknologjinë dhe lëndët e para. Mësimi që nxjerrim është madhësia dhe bashkimi. Duhet të kemi tregje të fuqishme dhe aktorë të rëndësishëm”, tha ajo.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.