Marsh protestues kundër femicidit dhe dhunës ndaj grave në Shkup
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, nisma "Asnjë më shumë" organizon sot marsh në Shkup, nga parku "Gruaja Luftëtare" deri para MPB-së, me kërkesën për përgjegjësi institucionale dhe drejtësi për viktimat.
Sot, më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, në Shkup do të mbahet marsh protestues kundër femicidit dhe dhunës ndaj grave, njofton Alsat.
Marshi, i organizuar nga nisma “Asnjë më shumë”, nis në orën 17:00 nga parku “Gruaja Luftëtare” dhe do të përfundojë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku në fund do të ketë edhe një aksion performativ.
Organizatorët kërkojnë përgjegjësi institucionale, mbrojtje në kohë për gratë dhe drejtësi për viktimat e dhunës dhe të femicidit.
Marshi mbahet pikërisht në ditën që Kombet e Bashkuara e kanë caktuar si ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, me thirrjen që rastet e dhunës të mos mbeten pa përgjigje institucionale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.