☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.47 ▲0.7%
ARI 4,006 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,879 ▼ -0.45% ETH $2,314 ▼ -0.54% XRP $1.3000 ▲ +0.96% SOL $99.9500 ▼ -1.11%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.47 ▲0.7 % ARI 4,006 ▼0.8 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.47 ▲0.7 % ARI 4,006 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Investimet e huaja arritën rekord në tre muaj, 43% u orientuan drejt pronave

Investimet e huaja direkte u rritën përsëri në 3-mujorin e parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato arritën vlerën e 404 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat e 3-mujorit të parë të vitit në vija të përgjithshme konfirmojnë tendencat e viteve të fundit. Investimet e huaja direkte po mbështeten sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë. Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2026, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 43%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 17%, energjetikës, në masën 9%, komunikacionit, në masën 5% dhe hidrokarburet, në masën 4%.

Mbështetur mbi këtë strukturë, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohet të kenë arritur në 174 milionë euro, duke shënuar një rekord të ri hisotrik për tremujorin e parë të vitit.

Rritja e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri në vitet e fundit po mbështetet në masë të konsiderueshme prej kërkesës që vjen nga investitorët e jashtëm.

Investimet e huaja në prona janë tipike sidomos për zonat bregdetare, ku, pavarësisht çmimeve në rritje, ato ngelen konkurruese krahasuar me vendet e tjera bregdetare të rajonit.

Rritja e fortë e çmimeve të pronave në vitet e fundit i ka bërë pasuritë e paluajtshme edhe një alternativë më tërheqëse dhe ka rritur numrin e blerësve që kanë blerë prona për qëllime investimi.

Përqendrimi në rritje i investimeve te pasuritë e paluajtshme e ka balancuar disi strukturën mes investimeve të reja dhe fitimeve të riinvestuara.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 206 milionë euro, ose sa 51% e fluksit total të investimeve të huaja direkte. Megjithatë, ato ranë me 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, injektimi i kapitaleve të reja kishte vlerën e 183 milionë eurove, me një rritje vjetore me 25.3%.

Investimet e huaja direkte luajnë një rol të rëndësishëm në bilancin e pagesave, duke kompensuar deficitin e llogarisë korrente dhe nevojat e ekonomisë për valutë të huaj në importin e mallrave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte kanë qenë një ndër faktorët kryesorë në forcimin e vazhdueshëm të Lekut në kursin e këmbimit valutor në vitet e fundit.

/Marrë nga Monitor

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.