🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▼1.03%
DOW 52,739 ▼0.22%
NASDAQ 26,216 ▼1.82%
NAFTA 99.03 ▲1.94%
ARI 4,068 ▼1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,762 ▼ -2.56% ETH $2,409 ▼ -2.54% XRP $1.3256 ▼ -2.82% SOL $105.0000 ▼ -1.57%
S&P 500 7,677 ▼1.03 % DOW 52,739 ▼0.22 % NASDAQ 26,216 ▼1.82 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,068 ▼1.97 % S&P 500 7,677 ▼1.03 % DOW 52,739 ▼0.22 % NASDAQ 26,216 ▼1.82 % NAFTA 99.03 ▲1.94 % ARI 4,068 ▼1.97 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Siguria e bizneseve dhe e vendeve të punës është vënë në rrezik nga protestat e ditëve të fundit.

Në një deklaratë mbi situatën në vend, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri paralajmëron se pasiguria dhe paqëndrueshmëria e zgjatur mund të kërcënojnë ekzistencën e sipërmarrjeve dhe të cenojnë besimin e investitorëve.

“Sipas raportimeve që na janë përcjellë, shumë biznese janë përballur me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa kanë shprehur ndjesinë se kanë mbetur pa mbrojtjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse”, theksohet në deklaratë

Dhoma thekson se pas çdo biznesi qëndrojnë punonjës dhe familje, të ardhurat e të cilëve varen nga vijimësia e punës. Sipas saj, pasiguria për mbrojtjen e njerëzve dhe pronës mund të ndikojë edhe në vendimet për investime në Shqipëri.

Dhoma Amerikane thekson se prej vitesh i dërgon rekomandime institucioneve për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

“Prej vitesh, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive me institucionet publike, duke paraqitur rekomandime dhe propozuar ndryshime në projektligje, akte nënligjore dhe masa të tjera rregullatore që ndikojnë në komunitetin e biznesit. Pavarësisht këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, shumë prej shqetësimeve dhe rekomandimeve të anëtarëve tanë nuk kanë marrë vëmendjen dhe konsideratën e duhur. Konsultimi efektiv me komunitetin e biznesit është thelbësor për hartimin e politikave të qëndrueshme, forcimin e besimit te institucionet dhe krijimin e një klime investimesh të parashikueshme dhe konkurruese”, thuhet në deklaratë.

Dhoma Amerikane u kërkon Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse veprime të menjëhershme e të koordinuara për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e pronës. Njëkohësisht, u bën thirrje të gjithë aktorëve të refuzojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog kuptimplotë, përmes të cilit shqetësimet legjitime të adresohen me mekanizma demokratikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.