Lidhur me aspektet se ku është rekomanduar ndërhyrja analiza veçon të paktën katër ku së pari rritje të nivelit të formalizimit të sektorëve. Së dyti incentiva për forcimin e sektorëve, së treti ndërhyrje ligjore që do të lehtësonin bizneset e këtyre sektorëve dhe së katërti incentiva për të rritur vlerën e shtuar të sektorit agro-përpunues për investime.
Bashkëpunimi institucional duket se është një nga ngërçet kur vjen puna tek mbarëvajtja e punëve dhe kjo duket se është arsyeja se pse në rekomandimet e Këshillit të Investimeve ky rekomandim kryeson.
“Rekomandimet në nivel institucional zënë peshën më të lartë mbi totalin 43%, ku theksi jepet kryesisht në: bashkëpunimin ndërinstitucional, ngritjen e kapaciteteve të strukturave operacionale, qëndrueshmërinë e institucioneve dhe rritjen e standardit dhe cilësisë së shërbimeve” nënvizon KI.
Shumica e rekomandimeve të bëra duket se nuk janë marrë parasysh përgjatë këtyre viteve ku 48 për qind e tyre nuk rezultojnë të zbatuara.
Të zbatuara nga ana tjetër janë 38% e rekomandimeve të bëra kurse 14 për qind janë në proces. Në grupin e rekomandimeve të zbatuara raporti rendit punësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të kapitalit njerëzor ku katër VKM u miratuan gjatë vitit 2020 me synim stimulimin e punësimit përmes subvencionimit të bizneseve për të punësuar e trajnuar punëkërkues të papunë.
E dyta është Konkurrenca e Sektorit të Turizmit ku nënvizohet se përmirësimi i konkurrencës dhe forcimi i formalizmit bëhet përmes identifikimit dhe klasifikimit të strukturave turistike.
Avancimi i Reformës së Deregulimit – Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve online të ofruara përmes platformës elektronike për lejet e ndërtimit duke specifikuar afatet për vendimmarrje për lejet e ndërtimit, duke shmangur pezullimin e funksionalitetit të platformës, duke përcaktuar rolin/përgjegjësitë e institucioneve të ndërlidhura në platformë.
E fundit stimulimi fiskal – Nxitja e investimeve të sektorit agro-prodhues përmes subvencionimit të naftës



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.