🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,579 ▲ +0.67% ETH $1,595 ▲ +0.54% XRP $1.0630 ▲ +1.29% SOL $72.2700 ▼ -0.47%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Politika

Investimi në Zvërnec/ Rama: SPAK të hetojë origjinën e pronës, burimet financiare të investitorëve janë verifikuar dhe rezultojnë të ligjshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit për investimin e planifikuar në Zvërnec dhe protestave qytetare kundër këtij projekti, duke deklaruar se procesi i hetimit nga SPAK mbi origjinën e pronës është pozitiv dhe i nevojshëm, por duke theksuar se investitorët që kanë blerë pronën kanë vepruar në përputhje me legjislacionin shqiptar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestat dhe mundësinë e tërheqjes nga investimi nëse kundërshtitë vazhdojnë, Rama tha se çështja duhet parë në dy plane të ndryshme: hetimi për origjinën e pronës dhe statusi i investitorëve që kanë hyrë në projekt.

Sipas kreut të qeverisë, pjesa pozitive e kësaj historie lidhet me verifikimin e origjinës së pronës nga organet ligjzbatuese.

“Kjo çështje ka dy pjesë. Pjesa pozitive është hetimi mbi origjinën e një prone. Për sa kohë që ky është një problem i ngritur, me të drejtë apo pa të drejtë, kjo mbetet për t’u përcaktuar. Duke qenë se është një çështje e diskutuar gjerësisht dhe e lidhur me një hetim të nisur, është pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj prone. Kjo është e mirëpritur dhe unë e inkurajoj këtë hetim”, deklaroi Rama.

Megjithatë, ai kritikoi atë që e quajti shpërndarje të pjesshme të informacionit në opinionin publik, duke argumentuar se investitorët aktualë të projektit kanë kaluar të gjitha procedurat e kërkuara nga ligji.

“Kjo është pjesa që unë e konsideroj problematike. Investitorët që sot janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionin shqiptar dhe duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore, janë investitorë me reputacion të padiskutueshëm. Burimet financiare të përdorura për blerjen e pronës janë verifikuar nga institucionet përkatëse dhe, në këtë rast, edhe më imtësisht nga strukturat e luftës kundër pastrimit të parave. Ato kanë rezultuar plotësisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me reputacion global”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se investitorët nuk duhet të penalizohen për një çështje që lidhet me dyshimet mbi pronësinë e mëparshme të truallit dhe se ata kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Sipas tij, bllokimi i transaksionit për investitorët do të ishte i padrejtë, ndërsa verifikimi i të drejtave të pronësisë është kompetencë e organeve hetimore. Kryeministri shtoi se hetimi mund të shërbejë për të sqaruar përfundimisht statusin juridik të pronës, pa penguar vazhdimin e investimit.

“Investitorët janë në të drejtën e tyre. Bllokimi i transaksionit për ta do të ishte arbitrar dhe negativ. Ndërkohë, bllokimi i kalimit të parave te personi për të cilin ekzistojnë dyshime është një çështje që i takon organit hetimor dhe procedurave ligjore. Unë e konsideroj këtë situatë pozitive edhe për faktin se investimi vazhdon, ndërsa pronarët e rinj janë të ligjshëm. Nëse hetimi do të nxjerrë një tjetër realitet lidhur me origjinën e pronës, atëherë personat që kanë të drejtë ligjore mbi të do të mund të përfitojnë kompensimin përkatës. Në fund, të gjitha palët mund të marrin atë që u takon sipas ligjit, me përjashtim të atyre që mund të kenë mashtruar”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.