☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.17 ▲1.09%
ARI 4,127 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,921 ▼ -1.84% ETH $2,425 ▼ -3.43% XRP $1.3352 ▼ -2.55% SOL $104.8200 ▼ -2.17%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.17 ▲1.09 % ARI 4,127 ▼1.2 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.17 ▲1.09 % ARI 4,127 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – Burnham-Zelensky: Rusia nuk ka interes për paqe

LONDËR, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Andy Burnham dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ranë dakord se Rusia nuk ka interes për paqe.

Britania e Madhe synon të forcojë mbështetjen për Ukrainën, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Moska dëshiron një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës më shumë sesa Kievi.

Burnham priti sot Zelensky në rezidencën e kryeministrit britanik në Downing Street, në një takim që u zhvillua në një periudhë të vështirë për Ukrainën, e cila vijon të përballet me sulmet ruse.

Presidenti ukrainas u prit me një ceremoni të veçantë ushtarake nga trupa të Gardës Irlandeze.

Gjatë takimit, Burnham e siguroi Zelensky se Britania e Madhe qëndron në krah të Ukrainës dhe se kjo mbështetje nuk do të ndryshojë.

Sipas një deklarate të zyrës së kryeministrit britanik, të dy udhëheqësit diskutuan sulmet e vazhdueshme ruse ndaj civilëve dhe objekteve të furnizimit me energji, pavarësisht thirrjes së Trump për një armëpushim në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

“Udhëheqësit theksuan se ishte e qartë që Rusia nuk kishte interes për paqe”, thuhet në deklaratë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mënyrat se si aleatët e Ukrainës mund të shtojnë ndihmën.

Burnham konfirmoi se Britania e Madhe do të përshpejtojë dërgimin e raketave të rëndësishme për mbrojtjen ajrore, në kushtet e sulmeve të rënda ruse.

Ai tha se Londra do të vijojë përpjekjet diplomatike për të siguruar pajisje mbrojtëse nga vende të tjera dhe do të kërkojë mënyra të reja për të ndihmuar Ukrainën në luftë, përfshirë përshtatjen e pajisjeve britanike, për t’u përdorur me armatimet e dhuruara nga shtete të tjera.

Takimi u zhvillua në një periudhë tensionesh mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Javën e kaluar, Trump lehtësoi sanksionet ndaj naftës ruse, në një kohë kur rritja e çmimeve të karburanteve në SHBA, rrezikonte të ndikonte në zgjedhjet e mesmandatit, që do të mbahen në nëntor.

Në përgjigje, Britania e Madhe u zotua të vazhdojë presionin ndaj Rusisë.

Ditët e fundit, Trump ka sugjeruar se Ukraina ka nevojë për një udhëheqës të ri dhe ka pretenduar se presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron marrëveshje paqeje më shumë sesa qeveria në Kiev.

Gjithashtu, janë ngritur shqetësime për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës mes SHBA-së dhe Ukrainës.

Zelensky tha se Kievi nuk ishte paralajmëruar për sulmet me raketa ruse të së hënës dhe të së martës.

Duke folur në Dhomën e Komunave përpara takimit, Burnham tha se do të përpiqej të rikthente mbështetjen e Trump për Ukrainën.

Ai u shpreh se po zgjidhte me kujdes fjalët pas marrëveshjes së SHBA-së për lehtësimin e sanksioneve ndaj naftës ruse, pasi synonte të krijonte kushtet për përmirësimin e marrëdhënieve.

Kryeministri britanik theksoi se Zelensky nuk do të largohej pa marrë mbështetje konkrete.

Ai tha gjithashtu se u kishte kërkuar ministrave të shqyrtonin të gjitha mundësitë për të ndihmuar Ukrainën.

Burnham nënvizoi se presidenti ukrainas ishte i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve për armëpushimin në sektorin energjetik të propozuar nga Trump, por shtoi se Rusia kishte vijuar sulmet ndaj infrastrukturës jetike të Ukrainës.

“Në këto momente, Britania e Madhe do të vazhdojë t’ju ofrojë gjithë mbështetjen që mundet”, deklaroi Burnham. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.