⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,796 ▼ -0.23% ETH $2,235 ▲ +0.11% XRP $1.1611 ▼ -2.89% SOL $89.6500 ▼ -1.01%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

“Irani do të jetë në Botëror”, Infantino konfirmon, e mbështet edhe Donald Trump

Gianni Infantino nuk lë vend për dyshime: Irani do të jetë pjesë e Kupës së Botës dhe do të luajë sipas kalendarit në Shtetet e Bashkuara. Nga Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, kreu i qeverisë botërore të futbollit theksoi se sporti duhet të shërbejë si urë bashkimi, pavarësisht tensioneve ndërkombëtare. Megjithatë, mungesa e […]

Gianni Infantino nuk lë vend për dyshime: Irani do të jetë pjesë e Kupës së Botës dhe do të luajë sipas kalendarit në Shtetet e Bashkuara. Nga Kongresi i 76-të i FIFA-s në Vancouver, kreu i qeverisë botërore të futbollit theksoi se sporti duhet të shërbejë si urë bashkimi, pavarësisht tensioneve ndërkombëtare.

Megjithatë, mungesa e delegacionit iranian në këtë kongres ka tërhequr vëmendje të madhe. Zyrtarëve të federatës iraniane iu është refuzuar hyrja në Kanada, për shkak të lidhjeve të mëparshme të presidentit të federatës me Gardën Revolucionare, organizatë që autoritetet kanadeze e konsiderojnë terroriste. Episodi ndodhi në aeroportin e Torontos dhe u bë publik vetëm disa ditë më vonë.

Pavarësisht përpjekjeve të FIFA-s për të zgjidhur situatën, përfshirë edhe ofrimin e një fluturimi privat për delegacionin iranian, qëndrimi i autoriteteve kanadeze mbeti i pandryshuar.

Ndërkohë, zhvillimet kanë marrë edhe një dimension politik. Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur në favor të vendimit të FIFA-s, duke mbështetur deklaratat e Infantinos për pjesëmarrjen e Iranit në Botëror. “Nëse Gianni është shprehur se Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës, atëherë jam edhe unë darkord. Kam besim te Gianni ai është një njeri fantastic”, u shpreh Trump.

Në këtë klimë tensioni diplomatik, një gjë mbetet e sigurt: Irani do të zbresë në fushë në Botërin e ardhshëm, në një kompeticion ku futbolli synon të mbetet mbi politikën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.